Futboll

Interi do të rinovojë me trajnerin Inzagi deri në 2027-ën, firma para mbylljes së sezonit

Gazeta Si - Simone Inzagi po shkon drejt rinovimit me Interin. Në sezonin e titullit të yllit të dytë, klubi i ka dhënë rëndësinë e duhur trajnerit, ndërkohë që një vit më parë përmendeshin emrat e zëvendësuesit të mundshëm. Derisa kalimi në finalen e Championsit hodhi poshtë mendimet për një trajner të ri.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, drejtuesit do ta thërrasin Inzagin për të firmosur zgjatjen e kontratës para se të mbyllet sezoni. Ideja është për ta blinduar para se ndonjë sirenë europiane ta tundojë.

Kontrata aktuale skadon në 2025-ën dhe ky është një motiv tjetër që e shtyn klubin zikaltër për rinovimin. Sepse është e komplikuar të mendosh për një trajner, që e nis sezonin me kontratë drejt skadencës.

Këtë herë synohet rinovimi edhe për dy vite të tjera, deri në 2027-ën. Edhe tre sezone të plota, që tregojnë se sa besim ka klubi te trajneri i tij. Flitet edhe për një rritje të pagës aktuale, 5.5 milionë euro në vit, me rreth 1 milion euro më shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë