Futboll

Interi ‘blindon’ mbrojtjen me Pavard, francezi largohet nga Bajerni pas 4 vitesh

Gazeta Si - "Po vjen Benji interisti". Kjo ishte përshëndetja e mbrojtësit francez, teksa fluturonte drejt Milanos. Ai është prezantuar dje me tifozët zikaltër dhe sot në mesditë do të firmosë kontratën me ekipin e ri, pas vizitave mjekësore.

Për mbrojtësin francez Interi ka shpenzuar 30 milionë euro, plus bonuset për Bajernin. Lojtari i vitlindjes 1996, kampion bote me Francën, është goditja e madhe për Inzagin sa i takon mbrojtjes. Trajneri synon që ta ketë gati Pavard që në ndeshjen e së dielës ndaj Fiorentinës.

Pavard mberrin ne Milano. Gazeta Si, 30 gusht 2023

Mes stërvitjeve të humbura dhe veprimeve të tjera që linin pak vend për interpretim, Pavard ka bërë thuajse gjithçka për t’u bashkuar me Interin. Ai është larguar nga Bajern Mynih pas 4 vitesh.

Mbrojtësi do të firmosë me zikaltrit një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon. Bisedimet Inter-Bajern u bënë një telenovelë, por me një fund të lumtur për ekipin Italian, që merr kështu një mbrojtës polivalent. Futbollisti 27-vjeçar do të futet në treshen e mbrojtjes së Interit, bashkë me Bastonin dhe njërin mes Açerbit ose De Vrij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë