Futboll

Interi arrin akordin me Zielinskin, Napoli e përjashton polakun nga lista e Championsit

Gazeta Si - Interi e ka mbyllur merkatoin e dimrit ashtu siç e hapi, vetëm me Buçanan. Kjo ishte preferenca e drejtuesve zikaltër, të zëvendësonin Kuadradon, dhe kështu u bë. Ra poshtë ndërkohë trasferimi në Angli i Sensit.

Por merkatoja dimërore për zikaltrit ishte edhe një mundësi për të vazhduar dhe mbyllur bisedimet për blerjet që do të bëhen zyrtare në verë: Taremi dhe Zielinski. Siç bënë me Porton javën e kaluar për sulmuesin iranian, drejtuesit e Interit vepruan edhe me Napolin për Zielinskin.

Interi i komunikoi Napolit hyrjen në bisedime me mesfushorin polak Pitr Zielinski, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit. Një akt formal, që u paraprin vizitave mjekësore dhe firmës në kontratë.

Zielinski do të firmosë javët e ardhshme një kontratë 4-vjeçare me Interin, me një pagë 4.5 milionë euro neto, plus bonuset. Akordi me palëve do të ratifikohet gjatë shkurtit, me shumë mundësi pas impenjimit në Champions ndaj Atletiko Madrid.

Dhe në Champions nuk do të jetë protagonist Zielinski, sepse Napoli e ka hequr zyrtarisht nga lista europiane. Një vendim i papritur, duke qenë se polaku, - që nuk luan ndaj Atalantës për një dëmtim, - është aktivizuar titullar në të 6-a ndeshjet e grupeve në Champions. Tani do të mungojë në sfidën e dyfishtë me Barcelonën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë