Sport

Inter zyrtarizon Vrsaljko, priten edhe dy mesfushorë

Para se ta bëjë Inter, ka menduar Atletiko Madrid, që ka zyrtarizuar largimin e mbrojtësit kroat Sime Vrsajlko. Skuadra zikaltër ka gjetur tashmë akordin me lojtarin dhe klubin madrilen dhe nënkampioni i botës ndodhet në Milano që prej mëngjesit të së mërkurës, ku po kryen vizitat mjekësore.  Me këtë blerje të futbollistit kroat mund të quhet e kompletuar merkato e Inter për repartin difensiv, ku më herët ishin marrë De Vrij dhe Azamoa me parametra zero.

Por nuk është mbyllur për repartet e tjera, pasi në mesfushë duhet të paktën edhe një lojtarë tjetër dhe mund të afrohet gjithashtu edhe një zëvendësues i Ikardit.

Për mesfushën është shumë pranë marrëveshjes Arturo Vidal, për të cilin drejtori sportiv, Piero Auzilio po punon prej disa javësh, duke ushtruar presion te Bajerni i Mynihut. Raportet më të fundit të gazetave italiane thonë se marrëveshja me mesfushorin kilian është 99% e bërë dhe tashmë janë vëtëm disa modalitete formale që kanë mbetur për t’u plotësuar. Por nuk është vetëm Vidal për mesfushën. Gjatë ditës së martë fillimisht ishin gazetat spanjolle, pastaj edhe ato italiane se Inter po punonte për të sjellë në Milano një “Mister x” dhe emri i tij nuk ishte as më pak e as më shumë, por Luka Modriç. Thuhet se mesfushori kroat nuk ka raporte të mira me trajnerin e ri të Real Madrid, Lupetegiu dhe po shikon mundësinë e largimit nga “Bernabeu”.

Nuk ka shumë detaje për këtë histori merkatoje, por nëse vërtet do të realizohej do të ishte goditja e dytë më e madhe, pas asaj që bëri Juventus duke marrë Kristiano Ronaldon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë