Futboll

Inter-Real Madrid, klasikja e Evropës: Një sfidë legjendare prej 56 vitesh

Gjithçka nisi me një goditje të madhe: finalen e Kupës së Kampionëve të 1964. Inter i Herrerës, me një super Mazzola, mposhti 3-1 Realin e madh të Puskas, Di Stefano e Gento e mori në shtëpi trofeun më të rëndësishëm për klube. Është fillimi i një seri sfidash spektakolare, vendimtare, me polemika e legjendare, që kanë përshkruar dekadat. Në vitet ’60, për shembull, zikaltrit e blancos u përplasën sërish në Kupën e kampionëve në sezonin ’65-’66 (me Real Madrid që fitoi pas përballjes së dyfishtë finalen, pastaj të fituar) e në çerekfinalet e ’66-’67, me Inter që këtë herë kaloi raundin, duke shkuar në gjysmëfinale, për tu mundur pastaj në aktin e fundit në Lisbonë me Celtic Glasgow.

Pas një dekade pauzë vijnë gjysmëfinalet, gjithnjë në Kupën më prestigjioze, të 1981. Të mundur 2-0 në Bernabeu, zikaltrit i shkojnë pranë përmbysjes në San Siro por nuk arritën më shumë se fitorja me një gol diferencë, firmosur nga kapiteni Bini. Dy sezone më pas i takon Kupës së Kupave. Çerekfinale: 1-1 në Milano e 2-1 në Bernabeu me Santillana (që u bë makthi i tifozëve të Inter) protagonist absolut. Pas dy sezoneve të tjerë, këtë herë klasikja europiane shkon në skenë për Kupën Uefa. Gjysmëfinale ’84-’85: triumf zikaltër në San Siro, me firmën e Brady e Altobelli, e përmbysje të çmendur të Real në shtëpi. Një 3-0 me të zakonshmin Santillana (dygolësh), por kjo do të kujtohet si ndeshja e bilës që goditi Bergomin me Uefa-n që nuk e priti ankimimin e Inter.

Një befasi që u përsërit një vit më pas, gjithnjë në Kupën Uefa, sërish në gjysmëfinale e me suksesin e zikaltërve në vajtjen në Milano (3-1). Në kthim ndodhi përmbysja e zakonshme e blancos, këtë herë në kohë shtesë, me një 5-1. Golat në kohët shtesë ishin përsëri të Santillana. Në 1998, ndeshja e madhe kthehet në Champions, këtë herë në fazën e grupeve. Inter, që kishte humbur në transfertë 2-0, u kualifikua në fazën tjetër me një 3-1, ku Roberto Baggio shënoi dygolësh.

Në prag të sfidës për jashtë ose brenda në këtë edicion, janë precedentët e sfidave në San Siro që shohin zikaltrit fitues në 5 ndeshje në 7 (me 2 barazime). E kaluara nuk vlen por në disa raste mund të jetë një ogur i mirë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë