Futboll

Inter mposht Napolin dhe ngjitet i dyti në Seria A, Atalanta përmbys gjithçka

Në duelin për vendin e dytë, skuadra e Conte vendos një gur të rëndësishëm. 2-0 ndaj Napolit, firmosur me golat e D’Ambrosio e Lautaros, vjen në fund të një ndeshje të bukur, në të cilën për të paktën një pjesë loje emocionet dolën mbi lodhjen. Tani pozicionimi pas Juventusit, kampion të Italisë është në duart e zikaltërve, që duhet të shkojnë të fitojnë në Bergamo të shtunën për të qenë të sigurtë se do evitojnë edhe parakalimin e Lazios, që në rrugën e tij ka Brescia e pikërisht Napolin.

https://www.youtube.com/watch?v=4c-dIOWDLZc

Pjesa e dytë është më pak e bukur: 26 gradët e lagështa të Milanos e një seri ndeshjesh të shpeshta, nuk i ndihmojnë skuadrat të japin më të mirën. Lautaro futet në lojë si zëvendësues e pikërisht argjentinasi shënoi të dytin nga jashtë zonës: Gattuso sheh ti afrohet impenjimi në Champions me Barça, ndërsa Inter para Europa League do të ketë një vend të dytë për të mbrojtur.

Në ndeshjen tjetër, Atalanta vuan në Parma, por në fund merr fitoren e radhës në Tardini, e 23-ta në kampionat. Ekipi bergamask fiton 2-1, pas një ore vuajtje të shkaktuar nga një super gol i Kulusevski në të 43′. Barazimi mbërrin në të 70′ me Malinovskyi në goditje dënimi, ndërsa vendosi Papu Gomez në të ’84’. Atalanta shënon golin e 98 në këtë Serie A dhe synon rekordin 100.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë