Futboll

Inter drejt lamtumirës me Pirellin, 25 vjet dhe 235 mln euro më vonë

Inter e Pirelli do të ndahen në fund të sezonit të ardhshëm. Klubi zikaltër e kompania italiane, sipas asaj që bën të ditur Calcio e Finanza, do të ndërpresin raportin e tyre historik në 2021, kur të përfundojë viti i fundit i kontratës. Mbyllet në këtë mënyrë një lidhje përtej 25 viteve e që, nga 1995 deri sot, ka sjellë mbi 235 milionë euro në arkat e klubit. Objektivi i Suning është ai për të firmosur një marrëveshje të re që të dyfishojë ardhjet, duke kaluar nga 12 milionë tek 25-30, shifër që pritet ta garantojë një kolos si kompania imobiliare kineze Evergrande.

Pirelli hyri zyrtarisht në historinë e Inter në 14 qershor 1995, kur Massimo Moratti e Marco Tronchetti Provera firmosën kontratën e parë të sponsorizimit. Akordi i parë kishte një vlerë prej 4 miliardë lirash duke u ngjitur për një kohëzgjatje tre vjeçare: nga sezoni ’95/’96 në atë ’97/’98, ajo në të cilin Ronaldo zbarkoi në Milano duke u bërë menjëherë simboli i skuadrës e imazhi i Pirelli, në një reklamë që u kthye legjendare.

Ardhja e Suning sjell një revolucion të vogël, atë kur marka Pirelli të zhduket nga uniformat e stërvitjes. Tani grupi i Zhang është gati për një ndërprerje definitive me të shkuarën: bashkëpunimi mes Inter e Pirelli pritet të mbetet në forma të tjera, por mbi uniformat zikaltër, nga 2021, do të shfaqet një logo ndryshe, që në ambiciet e shoqërisë duhet të sjellë të ardhura në nivelet e top klubeve europianë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë