Futboll

Dilema “Lukaku”, kthehet çështje te Belgjika: Inter s’do të rrezikojë

Të provojë rikuperimin e Romelo Lukakut për ndeshjen kundër Atalantas apo të vazhdojë me kujdesin më të madh duke synuar rikthimin post-pauzës, duke shmangur që sulmuesi belg të “shtrydhet” nga kombëtarja e tij? Kjo është dilema në shtëpinë e Inter, në pritje që një përgjigje përfundimtare ta japë pikërisht qendërsulmuesi, i vetmi në fund të fundit që njeh realisht gjendjen e dëmtimit të tij, që e ndaloi të luante kundër Parmës e mbi të gjithë Real. Natyrisht nuk ishte dita që mund të japë garanci, sepse tregues më të qartë mund të jepen të premten e të shtunën.

Duke parë periudhën jo të mirë të zikaltërve e koeficientin e vështirësisë në sfidën e Bergamos, të kesh mes të disponueshëmve një si Lukaku është gjë e rëndësishme: përqendrimi i belgut në asetin interist nuk ka dyshim, por është edhe e vërtetë se shkalla e rrezikut mbetet e lartë. Ndoshta shumë e lartë. E në fund, pikërisht në Madrid, Inter tregoi se problemi nuk ishte shumë në fazën ofensive (sidomos me rikuperimin e Sanchez) sa ajo difensive, me tre gola të tjerë të pësuar, fryt i gabimeve individuale e të pozicionimit kolektiv që janë tashmë zakon i pakëndshëm i këtij fillimi sezoni zhgënjyes. Sidoqoftë, fjala e fundi i takon Lukakut: do të jetë ai, si ka kërkuar shpesh Conte duke dashur ti japë vlerë lojtarëve të tij, të thotë nëse e ndjen apo jo të rikthehet kundër Atalantës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë