Futboll

Inter dhe Juventus vuajnë, por kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Italisë

119 minuta për të eleminuar Fiorentinën dhe për të arritur Milanin në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Interi kaloi me sukses në Franchi duke përdorur të gjithë lojtarët më të mirë në dispozicion të Contes për të thyer murin viola të Prandellit, pikërisht kur goditjet e penalltive dukeshin një formalitet për t’u përfunduar. Një lodhje shtesë që nuk i ka pëlqyer zikaltërve në prag të ndeshjes së madhe kundër Juventusit, por që e mban Interin në garë për të dy objektivat sezonalë të mbetur pas lamtumirës në kompeticionet evropiane. 2-1 i jep meritë një loje të luajtur më mirë në përgjithësi dhe sulmit, me të paktën pesë raste të qarta të humbura para goditjes me kokë të Lukaku, gjithnjë e më shumë shpëtimtar për Inter.

Cristiano Ronaldo dhe Hamza Rafia: duhen ata të dy për ta çuar Juventus në çerekfinale (kundër Sassuolo ose Spal). Ka nevojë për kohët shtesë skuadra e Pirlo, që konfirmohet ende mjaft e pa pjekur për të menaxhuar situatat e avantazhit dhe për të mbyllur lojërat. Për momentin luhatjet i ka ajo vetë, si ndodhi në pjesën e dytë në Allianz Arena, kundër një Genova që di ta shfrytëzojë situatën.

Përfundoi 3-2 me një nga golat e tij, pas avantazhit të dyfishtë në 23 minuta të Kulusevskit dhe Moratas dhe barazimit të Czyborra dhe Melegonit. Për Rafia, i cili u rrit në Lyon dhe prej andej u tërhoq nga bardhezinjtë në verën e vitit 2019, është një mbrëmje lavdie, për Juventus një mbrëmje shumë e gjatë (ndeshja e hapur deri në 120 ‘), veçanërisht në prag të një sfide vendimtare, atë kundër Interit të dielën.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë