Treg

Inteligjenca artificiale dhe automatizimi, gratë rrezikojnë punën më shumë se burrat

Dy të tretat e punëve në vendet në zhvillim janë në rrezik nga teknologjitë e reja, dhe gratë përballen me një frikë më të madhe se burrat.
Mençuria konvencionale ka nënkuptuar përherë që bizneset në vendet me paga të ulëta dhe burime njerëzore të trajnuara, do të kishin më pak nxitje për të investuar në robotë dhe në sistemet kompjuterike të inteligjencës artificiale. Jo më. Dy të tretat e vendeve të punës në botën në zhvillim janë në rrezik nga teknologjitë e reja, sipas një raporti të Bankës Botërore të vitit 2016. Dhe në Azinë Juglindore të paktën gratë do të përballen më shumë se burrat me këtë fenomen, duke humbur më shumë nga vendet ekzistuese.

"Kjo ishte ajo që vërtet spikaste, gratë janë me të vërtetë në rrezik të lartë", thotë Phu Huynh, një ekonomist i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) me qendër në Bankok. Ai është bashkëautor i një studimi i cili ka arritur në përfundimin se 61 për qind e grave që punojnë në Kamboxhia, Indonezi, Filipine, Tajlandë dhe Vietnam janë në terren të lëkundur, pasi teknologjitë e reja sa vjen e po përhapen gjithmonë e më shumë.

Është një fenomen global. "Gratë, mesatarisht, kryejnë detyra më rutinore ose të kodifikueshme sesa burrat në të gjithë sektorët dhe profesionet - detyra që janë më të prirura për automatizim", sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ndër arsyet përmend dallimet e mëdha gjinore në arsim.

Frika e apokalipsit për punë mund të jetë e tejskajshme. Në fund të fundit, historia ka treguar se teknologjitë e reja gjithashtu tentojnë të krijojnë profesione krejtësisht të reja me paga më të larta. "Historia është shumë më komplekse se sa njerëzit arijnë ta mendojnë", thotë Sameer Khatiwada, një ekonomist në Bankën për Zhvillimin e Azisë, i cili është bashkëautor i një raporti të kohëve të fundit mbi ndikimin e valëve të njëpasnjëshme të automatizimit në punësimin në Azi. Në radhë të parë, rritja e të ardhurave në përgjithësi do të nxisë kërkesën për një gamë më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve, duke krijuar vende pune edhe në sektorët me shkallë të lartë të automatizimit, thotë ai. Preferencat e konsumatorit mund të vonojnë gjithashtu ardhjen e automatizimit në disa industri: Robotët nuk kanë gjasa të punojnë në tavolinat e hoteleve me pesë yje në të ardhmen e afërt.

Si me çdo ndryshim, edhe atë teknologjik, do të ketë fitues dhe humbës. Pabarazia e të ardhurave ka të ngjarë të përkeqësohet dhe ndarja rurale-urbane pritet të thellojë trendet që kanë ndihmuar në nxitjen e politikës në SHBA, Mbretëri të Bashkuar dhe vende të tjera. Disa vende të Azisë Juglindore mund ta kenë më të vështirë t'i shpëtojnë "kurthit të të ardhurave të mesme", një situatë në të cilën një vend arrin një nivel të mirë mirëqenieje, por pastaj ngec aty.

Filipinet kanë kapitalizuar arritjet arsimore të fuqisë punëtore dhe aftësi për gjuhën angleze për të zhvilluar një sektor të outsourcing-it (kompani ndërkombëtare) që sot gjeneron të ardhura të barabarta me rreth 7.5% të prodhimit bruto të vendit. Përparimet në teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe teknologjinë e njohjes së zërit po u mundësojnë kompanive që të ulin shpenzimet në qendrat e zyrave të mbështetjes deri në 75%, vlerëson Organizata. Nga më shumë se 1 milion njerëz të punësuar në sektorin e BPO (Business Process ousourcing-kontraktimi i aktiviteteve të biznesit jo të drejtpërdrejtë, por me palë të treta nga jashtë vendit) - ku gratë mbajnë 59% të punës - pothuajse 9 në 10 përballen me rrezik të lartë të automatizimit, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punësimit.

Tailanda dhe Indonezia kanë hartuar projekte të politikave për tranzicionin e ekonomive të tyre në industri të mundësuar nga risitë dhe jo nga puna me pagë të ulët. "Making Indonesia 4.0" synon industrinë e automobilave, elektronikës, ushqimit dhe pijeve, ndër të tjera; qeveria e Tailandës ka vendosur projeksionet e saj në bioteknologji, kujdes shëndetësor dhe robotikë. Pjesa më e madhe e vendeve për punët e financuara nga këto lloje të industrive do të shkojnë tek burrat me arsim të mesëm të lartë, sipas një raporti të fundit nga Banka Aziatike e Zhvillimit.

Gratë më të reja në Azi kanë përfituar mjaft në arsimimin dhe trajnimin e aftësive themelore njohëse, duke tërhequr pothuajse madje edhe më shumë se burrat, por ato ende mbeten prapa në trajnimin teknik, shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën madje edhe në vendet më të përparuara si Singapori dhe Jugu Koreja, thotë Cyn-Young Park, një ekonomist në Departamentin e Kërkimit Ekonomik dhe të Bashkëpunimit Rajonal të përbashkimit të vendeve në zhvillim. "Ata janë shumë më të orientuar në emër të kulturës, në emër të fesë, në emër të kaq shumë gjërave tradicionale", thotë ajo. -Ditas Lopez dhe Claire Jiao.


Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë