Ka ndodhur

Integrimi, “zbutet” Holanda. Jep notë pozitive për Shqipërinë

Holanda një ndër vendet më kritike, tashmë ka zbutur qëndrimin e saj në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ministria e Jashtme holandeze ka vlerësuar progresin e Shqipërisë, duke nënvizuar se “Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” dhe duke shtuar se “Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë duhet të ndodhë sa më shpejt”.

Sakaq theksohet se qeveria holandeze do të vazhdojë të sigurojë që sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut të mbeten thelbësore në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.
Qeveria holandeze miraton konkluzionin e Komisionit se Shqipëria tashmë ka bërë përparim në kushtet që i ishin vënë, por kjo nuk do të thotë që vendi ynë së shpejti mund të anëtarësohet në BE.

“Raporti aktual i progresit i Komisionit Evropian paraqet një pamje kryesisht pozitive. Qeveria është e kënaqur që Shqipëria së fundmi ka bërë përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Statistikat tregojnë gjithashtu progres në këtë fushë, megjithëse numri i dënimeve të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet shqetësues. Qeveria miraton përfundimin e Komisionit se Shqipëria tani ka bërë përparim të mjaftueshëm në këto kushte. Ky përfundim ndahet nga vendet anëtare që, ashtu si Hollanda, ishin ende kritike një vit më parë. Si pjesë e qasjes së rreptë dhe të drejtë të qeverisë për zgjerimin e BE-së, Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”, lexohet në raportin mbi vendin tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë