Politike

Integrimi, Shqipëria mbyll procesin ‘screening’, kalon në fazën e dytë atë të hapjes së kapitujve për anëtarësim  

Shqipëria mbylli një tjetër kapitull me rëndësi në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening” përfundoi me sukses këtë javë në Bruksel, sipas  Ministrisë së Jashtme.

“Ky proces zgjati për 14 muaj me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian. Që prej vitit 2022, u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis. Ky proces e sjell Shqipërinë më afër me Bashkimin Evropian dhe e bën atë më të përgatitur për fazat e mëtejshme të integrimit.

Hapi i radhës është hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore. Një nxitje për angazhim intensiv, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, thuhet në njoftimin e ministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë