Politike

Integrimi, Hahn: Pranimi në BE, një sfidë për Shqipërinë

Nga Brukseli, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn ka dhënë një deklaratë motivuese për Shqipërinë, pak para protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Duke mos e përmendur tubimin, por duke vendosur theksin te integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Hahn thotë se BE është e angazhuar në rajon dhe ka mbështetur të ardhmen e tij si pjesë e integrale e BE.

"Është në interesin tonë të angazhohemi me rajonin, pasi kjo do ta bëjë Unionin më të fortë. Vitin e kaluar ishte thelbësor, sepse u morën vendime historike mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Strategjia e Ballkanit Perëndimor u miratua nga Komisioni Evropian. Strategjia ripohon një perspektivë të qartë evropiane të rajonit", shpjegon Hahn në artikullin e tij për revistën “Parlamenti”.

Ai nënvizon se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë një shembull për të treguar se si “angazhimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor po ndihmon rajonin të ndërtojë një të ardhme më të mirë".

Megjithatë, Komisioneri nënvizon se pranimi në BE për vendet aspirante është një sfidë, që kërkon përpjekje të forta të përbashkëta. “Mbetet ende shumë për t'u bërë. Anëtarët e ardhshëm duhet të respektojnë vlerat e BE-së dhe të punojnë në pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë