Politike

Integrimi, fondet e rindërtimit dhe vaksina, Rama vizitë pune në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Bruksel.

Ai do të takohet me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.  Në fokus të bisedimeve do të jetë  ecuria e integrimit të Shqipërisë në BE, fondet e rindërtimit por edhe vaksinimi.

Rama paralajmëroi pak ditë më parë se një vend mik do  dhuronte një sasi të konsiderueshme dozash të vaksinës antiCOVID, por pa e specifikuar se kush.

Ajo që dihet deri më tash është vetëm axhenda e kryeministrit Rama. Fillimisht në Bruksel dhe më pas në Itali me rastin e 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë