Trend

Instagrami do të jetë me pagesë në një të ardhme të afërt

Instagram aktualisht po teston një veçori të abonimit me pagesë në platformë për një grup të vogël individësh.
Në thelb, veçoria e abonimit me pagesë i bën fansat dhe ndjekësit që paguajnë një tarifë mujore për të klikuar në disa faqe të cilat do të jenë vetëm për ata që paguajnë. Faqet do të kenë përmbajtje ekskluzive vetëm për abonentët mbi një ngjarje të caktuar.
Abonentët do të marrin gjithashtu një distinktiv ngjyrë vjollcë pas emrit të tyre që do t'i tregojë statusin e tyre ekskluziv krijuesit në të cilin janë abonuar.
Nivelet e çmimeve për këtë model abonimi do të variojnë nga 0,99 dollarë në 100 dollarë në muaj dhe krijuesit mund të zgjedhin pikën e çmimit për abonimet.
Aktualisht, vetëm 10 krijues janë pjesë e testit të hershëm që po zhvillon platforma, duke përfshirë sportistin Jordan Chiles, basketbollisten Sedona Prince dhe astrologen Aliza Kelly.
"Jam i ngazëllyer që do të vazhdoj të ndërtoj mjete për krijuesit për të siguruar jetesën duke bërë punë krijuese dhe për t'i vënë këto mjete në duart e më shumë krijuesve së shpejti," shkroi Mark Zuckerberg në një postim në Facebook.

Ndërsa kreu i Instagramit Adam Mosseri tha në një video se abonimet janë "një nga mënyrat më të mira" për krijuesit dhe ndikuesit në platformë për të sjellë një "të ardhura të parashikueshme".
"Një model abonimi nuk është një koncept shumë i ri në mediat sociale",shtoi ai.

Twitter së fundi prezantoi funksionin "Super Follows" e cila është pa pagesë dhe është deri diku e ngjashme me atë çfarë po krijon Instagram.

Burimi: BusinessToday/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë