Dosje

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, drejtësia shqiptare kërkon 8 vite burg dhe ekstradimin e biznesmenit Davide Pecorelli

Gazeta Si - Prokuroria e Pukës ka kërkuar 8 vite burg për Davide Pecorellin, biznesmenin dhe ish-gjyqtarin sportiv italian, i cili në janar të vitit 2021 inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri.

Sipas gazetës italiane "Il Messaggero", kërkesa e autoriteteve shqiptare konsiderohet e ashpër për sipërmarrësin, pavarësisht se ky i fundit kishte zgjedhur gjykimin e shkurtuar.

Pecorrelli akuzohet për mashtrim, dhunim të varreve, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, shkatërrim prone me zjarr dhe kalim të jashtëligjshëm të kufirit.

Prokuroria e Pukës, vazhdon e përditshmja romane, ka kërkuar ekstradimin e Pecorelli-t, e cila është pranuar nga Zyra e Përgjithshme e Prokurorisë në Peruxhia. Por vendimi përfundimtar do të merret më 28 maj në Gjykatën e Apelit.

Mediat shkruajnë se ka pasur disa shtyrje në gjykim, pasi avokati shqiptar i Pecorelli-t ka komunikuar në Itali mbi mundësinë e një pranimi të përgjegjësisë, çka do i shmangte burgun 47-vjeçarit.

Megjithatë, në fund të muajit, pritet që të mbahet seanca ku do të thotë fjalën e saj mbrojtja e italianit.

Sipas mediave nuk përjashtohet mundësia që avokati i tij të mbështetet nga një jurist italian i konsullatës në Shqipëri.

Në fakt, historia e Pecorelli-t është tragjikomike. Ai u vu në pranga në vitin 2022 në Itali, pasi kishte simuluar vdekjen e tij në Pukë dhe më ps kishte takuar një prift.

Deri këtu çdo gjë duke reale, por më vonë fillon edhe merr forma surrealizmi. “Takova një prift që më sugjeroi një mënyrë për të dalë nga kjo gjendje mjerimi, pretendimi për të vdekur në një aksident rrugor. Mora me qira një Skoda Fabia. Më 6 Janar 2021 e lamë me benzinë dhe i vumë flakën në Shkodër. Për ta bërë aksidentin të dukej i vërtetë hodha orën, celularin dhe disa kocka që m’i kishte sjellë prifti”, tregoi Pecorelli.

Më pas ai shkoi në Medjugorje, në një komunitet të vogël.

“Kryetari i komunitetit më ofroi një punë të vogël, domethënë të gjurmoja një thesar monedhash në Itali. Ai më tregoi disa harta për tre sëndukë dhe më tha që mund t’i ndanim për gjysmë, rreth gjysmë toni monedha”, rrëfeu Pecorelli.

Por gjatë kontrolleve, ai u ndalua në bordin e një gomoneje jo shumë larg ishullit të Montecristo-s. Siç pranon dhe vetë, atë moment kishte me vete lopatë, çanta dhe një kazmë. Aty nuk e mbajti më të vërtetën.

Kur u mor në pyetje, tha se gjithçka kishte nisur si pasojë e problemeve me paratë.

Për këto akuza (përfshirë dokumentin e rremë të treguar në hotel), Gjykata e Grosseto-s në Itali e dënoi atë me një vit burg të konvertuar në 12 muaj punë më komunitet në Kryqin e Bardhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë