Financa Personale

Kosto e jetesës u rrit më shumë te të varfrit në Shqipëri

Nga Gazeta ‘SI’ - Kostot e jetesës në Shqipëri është rritur më shumë se sa inflacionit, gjatë vitit 2022, sidomos për të varfrit.

Analiza e fundit e Bankës Botërore tregon se për familjet e varfra në Shqipëri , kosto e jetesës u rrit me 9.4%. Për shtresën e mesme kostot u shtuan me 8.9% dhe për të pasurit vetëm me 7.8%, ndërsa mesatarja 8.8%.

Për të njëjtën periudhë, inflacioni i përgjithshëm u rrit me 7.4%.

Gjithsesi, në raport me rajonin, Shqipëria ka rritjen më të vogël të inflacionit dhe kostos si edhe hendekun më të vogël midis shtresave.

Maqedonia e Veriut ka pasur inflacionit më të lartë, 19.2%, që ka shkaktuar shtrenjtim të kostos së jetesës për të varfrit pothuajse 24% dhe 18.4% për të pasurit.

Banka thekson se nisja e luftës në Ukrainë rriti ndjeshëm në të gjithë Europën kostot e jetesës dhe sigurisht, të varfrit e ndjenë më shumë, me përjashtim te Bjellorusisë, ku familjet më të pasura përjetuan inflacion më të lartë se familjet e varfra.

Hendeku midis shtresave tregohet shumë më i thellë në vendet në zhvillim se sa ato me ekonomi të qëndrueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë