Treg

Inflacioni i vezëve po shkakton një krizë majoneze botërore

Në pranverë, McDonald në Japoni zakonisht ofron një paketë speciale sezonale: një sanduiç, mollë, sallam dhe një vezë. Jo këtë vit.

Kutia e vezëve është bërë simbol i inflacionit.

Mc Donald është një nga numri në rritje i kompanive në vend që po pezullon shitjet e artikujve të lidhur me vezët. Në Japoni kanë ngordhur rreth 15 milionë zogj për shkak të shpërthimit më të keq ndonjëherë të gripit të shpendëve.

Si rezultat, çmimet me shumicë të vezëve pothuajse u dyfishuan. Mungesat janë ndjerë gjerësisht kudo në botë.

Dyqanet kanë pezulluar shitjen e disa produkteve të lidhura me vezët.

Problemi më i madh është me majonezën. Të verdhat e vezëve janë një përbërës kryesor për përgatitjen e saj.

Prodhuesit duke përfshirë më të mëdhenjtë, Kewpie dhe Ajinomoto, kanë rritur çmimet deri në 21 për qind nga prilli.

Edhe në Europë çmimet e vezëve u rritën me 30% brenda vitit, ndikuar jo vetëm nga inflacioni por edhe nga gripi i shpendëve, si pjesa tjetër e botës.

Përpos vezëve, çmimet e majonezës në Europë po rriten gjithashtu për shkak të rritjes së çmimit të vajit të ullirit që gjithashtu nevojitet për përgatitjen e saj. Megjithatë, rritja është ende e lehtë.

Kostoja e majonezës është rritur

Analistët mendojnë që duhen edhe gjashtë muaj të tjerë që gripi i shpendëve të largohet dhe të mos përbëjë më rrezik.

Megjithatë, edhe kur mungesat të lehtësohen, rritja e kostove për ushqimin, logjistikën dhe fuqinë punëtore do t'i mbajë çmimet të larta.

Edhe në Amerikë majoneza është shtrenjtuar ndjeshëm nga rritja e çmimit të vezëve. Disa amerikanë u bënë krijues me burimet e tyre. Përpjekjet për të kontrabanduar vezë përtej kufirit SHBA-Meksikë u rritën.

Burimi: Financial Times/Daily Reporter; Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë