Trend

‘Infla-dating’ po i bën takimet ‘e lira’ një trend

Tani beqarët mund të shkojnë në takime pa e vrarë mendjen për shpenzimet falë trendit më të ri “Infla-dating”.

“Infla-dating” është një term i krijuar nga aplikacioni i takimeve Plenty of Fish që do të thotë të shkosh në takime më pak të shtrenjta në epokën e inflacionit për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

48% e të rinjve nga 8 mijë të anketuar pranuan se kanë shkuar ose do të shkonin në një takim nëse do kishin më pak shpenzime. Nuk është për t'u habitur, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve.

“Me të ardhmen e pasigurt ekonomike që dominon titujt e gazetave, beqarët po ndiejnë presionin financiar, kështu që nuk është për t'u habitur që Infla-dating, ose të bësh një takim romantik me një buxhet më të lirë do të jetë një trend akoma më i përhapur në 2023”, thotë Kate MacLean, eksperte takimesh, duke vënë në dukje se, pavarësisht këtyre shqetësimeve financiare, beqarët po bëhen më të shkathët me takime të përballueshme.

Për të kursyer kohë dhe para, ekspertja e marrëdhënieve Bela Gandhi, rekomandon që të rinjtë të bëjmë një takim të parë në një telefonatë me video.

“Pse të harxhoni kohën tuaj dhe të tjetrit? Bëni një takim video maksimumi 30 minuta me një gotë verë ose një filxhan kafe para", tha Gandhi.

Ajo thotë se më pas mund të bëjnë një takim në natyrë apo në një vend ku jo me patjetër duhet të harxhohen para.

“Më pëlqen të shkoj për një shëtitje, është diçka intime, është argëtuese dhe kur jemi krah për krah, hulumtimet psikologjike tregojnë se kemi biseda më autentike”, tha ajo.

Të kesh një takim më të lirë gjithashtu e bën më të lehtë ndarjen e faturës ose që një person thjesht të marrë faturën në mënyrë që të mos ketë siklet se kush duhet të paguajë.

“Trajtoni çdo takim pa asnjë pritshmëri. Askush nuk duhet të paguajë për ju. Megjithatë, kur jeni në një takim me kosto të ulët, mund të merrni faturën pa u shqetësuar për shumën, në një kohë kur askush nuk ka para për të humbur”, tha ajo.

Një tjetër trend potencialisht me kosto efektive që nxorri sondazhi është "energjia e personazhit kryesor" ose koncepti i "përqendrimit te vetja në vend që të humbasësh kohë për njerëzit që nuk përmbushin standardet tuaja", shpjegon sondazhi. Pothuajse gjysma e beqarëve të anketuar (49%) thonë se zotohen se do ta vënë veten të parën, ndërsa 32% e meshkujve beqarë thanë se ata ishin refuzuar nga një person që u ka thënë se duan të përqendrohen tek vetja e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë