Futboll

Infektohet Zidane, trajneri i Real rezulton pozitiv pas eleminimit nga Kupa

Zinedine  Zidane, trajneri i Real Madridit, ka rezultuar pozitiv në testin e radhës për koronavirus. Lajmin  e ka bërë publike vetë klubi madrilen, ku nëpërmjet një komunikate në sajtin e saj zyrtar ka bërë të ditur opinionin publik se tekniku francez është infektuar nga COVID-19: “Real Madrid komunikon se trajneri, Zinedin Zidan ka rezultuar pozitiv me COVID-19.”, shkruhej në komunikatë.

Në këtë mënyrë skuadra merengues do t’i nënshtrohet kontrollit të tamponëve, për të parë gjendjen e skuadrës. Francezi nuk do të jetë në gjendje të japë konferencën për shtyp para duelit kundër Alavés, nuk do të jetë në stol as në ndeshjet e ardhshme.

Do të jetë David Bettoni, trajneri i dytë i Real Madridit, i ngarkuar të flasë për mediat dhe të drejtojë ‘’Los Blancos’’ derisa Zidane të negativizohet. Vlen të theksohet se madrilenëve nuk i ndahen problemet pas paraqitjeve të dobëta dhe pas eliminimit në Kupën e Mbretit, tani i shtohet dhe infektimi i “drejtuesit” të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë