Ka ndodhur

Infektohet me Covid-19 Shefja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Areti Beruka

Infektohet me Covid-19 Shefja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Areti Beruka. Mësohet se pas marrjes së rezultatit të tamponit, Beruka është karantinuar në shtëpi, ndërsa gjendja e saj paraqitet e stabilizuar. Beruka është gjithashtu pjesë e task forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin.

Situata me koronavirusin vijon të jetë e rëndë në vendin tonë, ku çdo ditë raportohen më shumë se 100 të infektuar. Pjesë e kësaj beteje kanë qenë edhe mjekët, ku disa prej tyre kanë humbur dhe jetën.

Ditën e sotme u regjistruan 288 raste të reja me koronavirus, ndërsa humbën jetën3 qytetarë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë