Ka ndodhur

Infektohet me Covid-19 ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca

Infektohet me Covid-19 ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ambasadori, i cili shkruan në “Twitter” se pas bërjes së testit, është konfirmuar pozitiv me Covid-19.
Ai shton se është në gjendje të mirë dhe ndodhet në vetëizolim.
“Pas marrjes së testit, sot mora konfirmimin se rezultova pozitiv ndaj Covid-19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime. Unë jam në vetëizolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme të Delegacionit të BE në Tiranë. Mbani veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt”, shkruan ambasadori Soreca.

Ditën e djeshme rezultoi me Covid-19 edhe mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, i cili ishte ndër të parët që u vaksinua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë