Protestuesi i arrestuar për taksën e Rrugës së Kombit ka pësuar infarkt në burg. Florin Onuzi, nga fshati Nangë në Kukës, është ndier keq disa ditë më parë në ambientet e Burgut 313 në Tiranë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Mjekët konstatuan shenjat e një infarkti dhe i dhanë trajtim mjekësor. Pikërisht për shkak të situatës së rënduar shëndetësore, Gjykata ka dhënë vendim për lirimin e menjëhershëm të 35-vjeçarit, pasi qëndrimi më tej në qeli mund t’i rrezikonte jetën.
Sipas babait të tij, Servetit, gjendja e të birit nuk është aspak e mirë për shkak të situatës shëndetësore që kaloi, por edhe traumës së shkaktuar si pasojë e arrestimit të padrejtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.