Trend

Industria e birrës e ka kuptuar se gratë janë ‘shpëtimi’ i saj

Gratë kanë qenë gjithmonë në plan të dytë në industrinë e birrës dhe tani kompanitë po tentojnë ta ndryshojnë këtë, duke kuptuar se gjithëpërfshirja është më fitimprurëse.

Talea Beer Co, një fabrikë birre në Bruklin është në pronësi të dy grave, e themeluar në vitin 2019 nga LeAnn Darland dhe Tara Hankinson, të dyja 37 vjeç. Ato krijojnë birra me shije frutash, ku dhe paketimi është me ngjyra të ndezura.

“Hipoteza jonë kur themeluam Talea ishte se gratë si ne nuk konsideroheshin si klientë nga fabrikat ekzistuese të birrës artizanale,” thonë Darland dhe Hankinson, “Ne synojmë ta bëjmë birrën më gjithëpërfshirëse, pavarësisht nëse jeni grua, anëtare e komunitetit LGBT+, pakicë apo thjesht e re në konsumimin e birrës”.

Gratë kanë konsumuar gjithmonë birrë, por ato shpesh kanë qenë dytësore  në peizazhin e alkoolit, nëse jo krejtësisht të lëna pas dore nga marketingu seksist. Për vite të tëra, markat kryesore të birrës dhe fabrikat e birrës kanë synuar burrat si klientët e tyre por kjo po ndryshon.

Një nga reklamat më të reja ishte një spot televiziv i 2019-ës ku shfaqej një grua e re duke hequr këpucët e saj, duke kapur një birrë të ftohtë dhe duke u ulur në divan për t’u çlodhur.

Tani, markat kryesore si Miller Lite dhe Corona po marrin qasje të ngjashme për t'i përqendruar gratë në reklamat e tyre, dhe në rastin e markave si Talea, duke krijuar një sërë pijesh ku në vëmendje kanë klientet gra.

Ndërsa gratë fillojnë të tejkalojnë meshkujt si konsumatore të alkoolit, bota e birrës po mbështet tek ato për t'u konsumuar dhe duke filluar t'i cilësojë ato si një treg i madh, dikur i lënë mënjanë në një industri të dominuar nga meshkujt.

Kate Bernot, reportere e pijeve alkoolike, e cila ka shkruar gjerësisht mbi ndryshimet demografike për Good Beer Hunting's Sightlines, e quan marketingun gjithëpërfshirës një "imperativ ekonomik".

Ajo thotë se "Normat e lezetshme kulturore sot nuk janë më norma kulturore heteronormative, gjinore. Unë mendoj se gratë dhe shumë burra janë të emocionuar kur shohin një qasje më të zgjuar dhe më të freskët. Kjo kërkon që kompanitë të punojnë pak më shumë."

Bernot vë në dukje se një arsye e madhe për këtë ndryshim është një numër në rritje i grave udhëheqëse që thërriten në dhomat e këshillit historik të kompanive të birrës.

 Maggie Timoney, drejtoreshë ekzekutive në Heineken USA, u ngjit në rangjet brenda kompanisë për të marrë vendin e parë në 2021, në Molson Coors, Michelle St Jacques ka udhëhequr si shefe tregtare që nga marsi.

Të gjithë këta faktorë po e shtyjnë industrinë e birrës përtej kulturës seksiste të viteve '90 dhe fillimit të viteve 2000.

"Prodhuesit e birrës artizanale, veçanërisht në fazat e hershme të lëvizjes së birrës artizanale në Amerikë kishin këtë qëndrim shumë rebel," thotë Bernot. Kjo mendësi çoi në atë që Bernot e quan një "lloj marketingu shumë agresiv".

Bernot argumenton se marketingu brutal mund të shkëpusë konsumatorët potencialë që tashmë ndihen të përjashtuar nga industria.

Jo vetëm që kompanitë ekzistuese janë bërë të mençura për të zhvendosur mesazhet e tyre, por hyrjet e reja po gjejnë gjithashtu një mundësi komerciale për të ndjekur gratë që pijnë dhe konsumatorë të tjerë të harruar historikisht, si tregjet e tyre kryesore.

Një mënyrë për ta bërë këtë nuk është vetëm ndryshimi i emrave të ambalazhit dhe birrës për të shmangur diferencimin, por edhe prodhimi duke pasur parasysh një shumëllojshmëri më të gjerë shijesh. Talea ofron një gamë birrash komplekse, disa prej të cilave kanë më pak alkool ose nota frutash që ndonjëherë mungojnë në përzgjedhjet e prodhuesve të birrës.

Averie Swanson, e cila themeloi Keeping Together, një projekt i prodhimit të birrës me pak alkool fokusohet në pijet me një "prekje më të butë", me emra si “Krijesat e Pafundme” dhe “Ëndërrimi i një gjuhe të përbashkët”.

Undulant & Impermanent, një nga prodhimet e Swanson-it, përmban nota të granolas me erëza, mollë të kuqe karamel, pesë erëza kineze dhe aromë lulesh.

Ndonëse nuk tregtohet domosdoshmërisht për gratë që pinë, ajo thotë se birra inkurajon kuriozitetin dhe bisedën, një largim nga shijet e zakonshme në industrinë e birrës.

"Gratë kanë para dhe fuqi për të zgjedhur atë që duan"

Projekte si këto nuk janë thjesht duke përqendruar grupet tradicionalisht të përjashtuara për të krijuar një përvojë gjithëpërfshirëse të pijes. Ata po bëjnë gjithashtu lëvizje të zgjuara biznesi.

“Nëse merrni parasysh preferencat e grave si kompani birre, do të tërhiqni edhe konsumatorë meshkuj që thjesht nuk u pëlqejnë produktet ekzistuese”, thotë Bernot.

Sëanson pajtohet, duke vënë në dukje se përfshirja e industrisë nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me ndarjet gjinore.

"Njerëzit kolektivisht janë thjesht më të vetëdijshëm për atë që po nxjerrin në botë dhe se si po përfaqësojnë veten dhe markat e tyre," thotë ajo.

Në fund të fundit, grave u pëlqen birra dhe ato kanë para për të shpenzuar me markat që i marrin parasysh.

“Gratë po bëjnë para, shkojnë në Universitet dhe kanë punë profesionale të nivelit të lartë që u ofrojnë atyre të ardhura të mira dhe shumë pushtet. Ato janë fuqizuar të dalin dhe të ndikojnë në botën e markave të alkoolit, sepse kanë fuqinë dhe dëshirën për të gjetur produkte që janë kuptimplotë për to. Gratë kanë para dhe fuqi për të zgjedhur atë që duan”, thotë Bernot.

Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë