Futboll

Indrit Tuci firmos për Spartën e Pragës, bashkohet me Qazim Laçin në skuadër

Gazeta Si – Në një intervistë të pak kohëve më parë për Gazeta Si, Indrit Tuci theksonte se ishte gati për një klub më të madh në karrierë dhe për të synuar fanellën kuqezi. Hapin e parë tashmë e ka hedhur, sulmuesi 23-vjeçar ka firmosur për klubin e njohur të Spartës së Pragës në Çeki.

Indrit Tuci, kur luante me Kombetaren U-21 si kapiten i saj. Gazeta Si, 29 dhjetor 2023

Ish-lojtari i Shpresave largohet nga Lokomotiova e Zagrebit dhe bashkohet me mesfushorin Qazim Laçi në një skuadër. Sparta e Pragës e ka prezantuar blerjen e Tucit me një video, ku ai telefonon pikërisht Laçin. Mesfushori kuqezi i uron mirëserdhjen, ndërsa sulmuesi prezantohet për tifozët e Spartës.

Kalimi te një emër i njohur i futbollit europian si Sparta e Pragës konsiderohet një lëvizje e rëndësishme për Indrit Tucin. Sulmuesi ka karakteristika të ngjashme me Cikalleshin dhe Dakun. Aktivizimi me Spartën mund ta ndihmojë atë për të fituar një ftesë nga Silvinjo në të ardhmen.

Kampionati kroat ndërkohë konfirmohet edhe një herë si një trampolinë e mirë për futbollistët shqiptarë. Rrugën e Tucit kanë ndjekur më parë edhe emra të tjerë, si Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi, Amir Rrahmani e të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë