Komunitet

Indi, peshkatarët që ndërtojnë rrugë me plastikën e nxjerrë nga deti

World Economic Forum-Çdo prej 1.3 miliardë njerëzve të Indisë përdor një mesatare prej 11 kg plastikë çdo vit. Pas përdorimit, pjesa më e madhe e kësaj plastike gjen rrugën për në Detin Arabik dhe Oqeanin Indian, ku propabiliteti për të zhdukur dhe vrarë peshq, zogj dhe kafshë të egra detare është shumë i lartë.

Disa peshkatarë në shtetin jugor të Indisë , Kerala po marrin përsipër të ulin nivelin e mbetjeve plastike në oqeane.

Kur ata tërheqin rrjetat e tyre përmes ujit, rezulton të nxjerrin sasi të mëdha plastike së bashku me peshqit. Deri do kohë më parë këta peshkatarë thjesht i hidhnin mbetjet plastike në ujë.

Por verën e kaluar, ministri i Peshkimit në Kerala, J. Mercykutty Amma, implementoi një skemë për të ndryshuar gjendjen. Nën drejtimin e tij, qeveria nisi një fushatë të quajtur Suchitwa Sagaram ose Deti i Pastër, fushatë e cila u mëson peshkatarëve të mbledhin plastikën dhe ta grumbullojnë  atë në breg.

Sipas një raporti të OKB-së mbi skemën, në dhjetë muajt e parë të Suchitwa Sagaram, peshkatarët kanë hequr 25 tonë plastike nga Deti Arab, që përfshijnë 10 ton çanta dhe shishe plastike.

Nga mbetjet tek rrugët

Pasi të gjitha mbetjet plastike të kapura nga peshkatarët e Keralanit arrijnë në breg, grumbullohen prej njerëzve të komunitetit lokal të peshkimit, dy prej të cilëve janë gra.

Ashtu si shumë skema të riciklimit të plastikës të Indisë, kjo plastikë e mbledhur konvertohet në material që përdoret për sipërfaqen e rrugëve.

Ka më shumë se 34,000 km rrugë plastike në Indi, kryesisht në zonat rurale. Më shumë se gjysma e rrugëve në shtetin jugor të Tamil Nadu janë plastike. Kjo sipërfaqje e rrugëve është gjithnjë e më popullore, pasi i bën rrugët më elastike ndaj nxehtësisë së Indisë. Pika e shkrirjes për rrugët plastike është rreth 66 ° C, në krahasim me 50 ° C për rrugët e zakonshme.

Përdorimi i plastikës së ricikluar është një alternativë më e lirë për aditivët plastikë konvencionalë për sipërfaqet e rrugëve. Çdo kilometër rruge plastike përdor ekuivalentin e një milion qeseve plastike, duke kursyer rreth një ton asfalt. Çdo kilometër kushton rreth 8% më pak se një rrugë e zakonshme.

Rrugët plastike ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës. Përveç ekipeve të peshkimit në Keralan, skuadrat e plastikës në Indi mbledhin mbetje plastike. Ata shesin plastikën e tyre në shumë kompani të vogla që janë përhapur në gjithë vendin.

Ndalimi i Plastikës

Nevoja për skema të tilla si Suchitwa Sagaram është nxitur më tej nga studimi që tregon se 90% e mbetjeve plastike në oqeanet e botës mbarten aty nga vetëm 10 lumenj - dy prej të cilave janë në Indi.

Sipas këtij studimi të Qendrës Helmholtz për Kërkimin në lidhje me Mjedisin, Indut e Idisë dhe Ganges mbajnë sasinë e dytë dhe të gjashtë të mbeturinave plastike më të mëdha në oqean. Ndërkohë, Oqeani Indian përmban sasinë e dytë më të lartë të plastikës në të gjitha oqeanet e botës.

Ashtu si ministri i peshkimit në Kerala, politikanët indianë duket se po ndërmarrin veprime përballë kësaj krize në rritje.

Këtë muaj, kryeministri i Indisë, Narendra Modi u zotua për të eliminuar të gjitha mbetjet plastike me përdorim të vetëm në vend, deri në vitin 2022, duke filluar me një ndalim të menjëhershëm në pjesën urbane të Delhit.

Masa erdhi vetëm tre muaj pasi shteti perëndimor i Indisë i Maharashtra urdhëroi ndalimin e pothuajse të gjitha llojeve të qeseve plastike, takëmeve të disponueshme, kupave dhe enëve, si dhe kontejnerëve plastikë e të gjitha llojeve të paketimit të tillë.

Banorët përballen me gjoba prej 5,000 rupie (73 $) për herë të parë në rast shkeljeje, në 25,000 rupje (367 dollarë) në rast përsëritjeje dhe burgim për shkeljet e përsëritura më tej, ndërsa Departamenti i Shtetit për Mjedisin po inkurajon njerëzit që të riciklojnë shishe dhe çanta përmes një skeme rimbursimi.

Ndërsa problemi Indian i plastikës është i konsiderueshëm për shkak të madhësisë së popullsisë së saj dhe shkallës së rritjes ekonomike, skema të tilla si ato në Maharashtra, Delhi dhe Kerala paraqesin një shembull për vendet perëndimore.

Në SHBA, për shembull çdo person gjeneron mesatarisht një sasi prej 10 herë më shumë krahasuar me sasinë e mbetjeve plastike të gjeneruara nga homologu i tyre indian.

Nëse kombet perëndimore do të ndiqnin mekanizmat e Indisë për të kombinuar presionin politik me ndërmarrjet sipërmarrëse, ndoshta bota do të ketë një shans për të shmangur katastrofën e parashikuar për të qenë më plastike se sa peshqit në det deri në vitin 2050.

*Përgatiti: Sabina Veizaj

https://www.youtube.com/watch?v=6gypXZJvp58&feature=youtu.be

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë