Politike

Indeksimi / Rama: Nga 1 tetori pensionistët përfitojnë rritje me 8.6%

Nga data 1 tetor, 767 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi prej 8.6% pas rritjes së çmimeve.

Kryeministri Edi Rama ka risjellë këtë vendim në faqen e tij Facebook.

“Prej 1 Tetorit, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre...”, shkruan Rama.

Përveç këtij indeksimi, është njoftuar paraprakisht se të gjithë pensionistët e të gjitha kategorive do të përfitojnë bonus shtesë në muajin dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë