Treg

Indeksi i çmimeve të ushqimeve në botë kap nivelin më të ulët, në 17 muaj

Indeksi i çmimeve të ushqimeve i Organizatës së Agrikulturës dhe Ushqimeve (Food and Agriculture Organization, FAO), agjenci kjo e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili mat çdo muaj ndryshimet në çmimet e shportës së ushqimeve bazë (si psh të drithërave, vajrave, ushqimeve të bulmetit, mishrave, sheqerit etj.) ka shënuar vlerësimin 162.5 pikë muajin e kaluar, 1.9% më pak se muaji prill.

Ky ka përbërë vlerësimin më të ulët që prej dhjetorit të 2018-s.

Indeksi i ushqimeve të bulmetit ra më 7.3%, udhëhequr nga një rënie ndjeshme si në produktin e gjalpit ashtu dhe atë të djathit, e kjo pjesërisht shkaktuar nga kërkesa e ulët e importit.

Çmimi i indeksit të drithërave ra me 1% gjatë muajit maj. Çmimet e drithërave me kokërr të trashë vazhduan të binin me produktin e misrit që ra me 16% gjatë këtij viti dhe me çmimet e eksporteve të grurit që vazhduan të binin mes pritshmërive të bollëkut të prodhimeve të tij për këtë vit.

Çmimet e vajrave të perimeve ranë me 2.8% duke shënuar kështu nivelin më të ulët gjatë këtyre 10 muajve. Ndërkohë indeksi për çmimin e mishit ra veçse me 0.8 %. Koutimet e çmimeve të mishit të derrit dhe ai i shpendëve vazhduan të bien duke reflektuar kështu disponueshmëritë e mëdha të eksporteve pavarësisht një rritjeje kërkese në importet e Azisë lindore.

Indeksi i çmimeve të sheqerit kërceu me 7.4% në prill si pasojë e vjeljeve më të pakëta nga ato që priteshin nga prodhuesit më të mëdhenj në Indi e në Tailandë.

FAO gjithashtu postoi parashikimin e saj të parë për sezonin e drithërave të vitit 2020. Në parashikimin e saj pritet që prodhimi botëror i drithërave të shkojë në 2.780 miliardë tonë, një rritje me 2.6% krahasuar me të vjelat e 2019-s.

Ndërsa orizi, ka kapur nivelin më të lartë të prodhimit të parë ndonjëherë në 508.7 milionë tonë për vitin 2020, me 1.6% më shumë krahasuar me 2019-n.

Burimi Reuters, përshtati në shqip Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë