Politike

Inceneratori i Tiranës, PD: SPAK të mos vonojë hetimet

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, përmes një deklarata për mediat, i kërkoi SPAK të hetojë për inceneratorin e Tiranës.   

“...Vazhdojmë betejën me inceneratorin e Tiranës, në një betejë gjyqësore bashkë me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe unë, për shkak se Mirel Mërtiri na ka akuzuar për shpifje në procesin e deklarimeve publike që kemi bërë nga landfilli i Sharrës për inceneratorin e Tiranës.

Në fakt, ne i qëndrojmë interesit publik. Ne i qëndrojmë deklaratave që inceneratori i Tiranës nuk ekziston, aty nuk kryhet djegie të mbetjeve të qytetit te Tiranës, ashtu siç është fjala “incenerator” apo kontrata publike që Bashkia Tiranë ka lidhur me inceneratorin e Tiranës...

Ne kemi paguar deri tani 23 milionë euro nga taksat tona për inceneratorin e Tiranës i cili nuk ekziston. Atje bëhet vetëm groposje e mbetjeve që hidhen nga Bashkia Tiranë, por tashmë me zgjerimin do të marrë edhe mbetje nga Durrësi dhe mbetje nga Kavaja...”, tha ajo

Zhupa nënvizoi se PD i qëndron të gjitha deklaratave publike.

“Me sa duket ky është një proces gjyqësor i cili ai ka kërkuar për të shpallur veten të pafajshëm, por ne i qëndrojmë të gjitha deklarimeve publike dhe i kërkojmë SPAK siç e kemi çuar padinë penale në SPAK nga përfaqësuesit e PD-së, i kërkojmë që të vazhdojë hetimet për inceneratorin e Tiranës, të vërë para përgjegjësisë ata njerëz që kanë abuzuar me fonde dhe me paratë shtetërore të shtetit shqiptar si njerëzit privat, si zyrtarët e lartë shtetëror.

Ne do të jemi gjithmonë përballë atyre që vjedhin, që marrin paratë publike të qytetarëve shqiptarë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë