Gazeta Si - Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për 16 të pandehurit e inceneratorit të Fierit, mes tyre ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako.
Gjykimi i shkurtuar është refuzuar vetëm për 3 të pandehurit, Etleva Kondi, Arenc Murtezani dhe Guzeppe Ceffalione.
Më herët, SPAK ka rrëzuar kërkesën e bërë nga të pandehurit Arben Dervishaj dhe Regan Merdani, për shpalljen e çështjes së tyre si moskompetencë e këtij organi të drejtësisë.
LEXO EDHE:
- Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën dhe 4 për Alqi Bllakon
- Skema korruptive e inceneratorit të Fierit, 4 mln euro për punë fiktive. Roli i Arben Dervishajt, Zotos, Kokës dhe Bllakos
Këta të fundit për shkak të klasifikimit të veprave penale gjatë seancës paraprake, pretendojnë se këto vepra penale nuk janë kompetencë e SPAK.
Ata kërkuan shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e akteve për zhvillimin e procesit zgjedhor në Gjykatën e Rrethit gjyqësor Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Nga ana tjetër, mësohet se nuk u pranua kërkesa e një banke të nivelit për të qenë palë në proces.
U rrëzua gjithashtu kërkesa për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe veçimi i tyre nga i pandehuri Arenc Myrtezani.
Ndërkohë për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit është vendosur që më datë 1 qershor të jetë seanca e radhës. Janë 19 të pandehur për inceneratorin e Fierit.
Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj 19 të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Fierit, mes të cilëve, ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.