Politike

Inceneratorët, PD padi në SPAK: Kërkojmë pezullimin e Ramës kryeministër

Partia Demokratike dorëzoi të hënën në SPAK kallëzimin për inceneratorët ndaj kryeministrit Edi Rama; Arben Ahmetajt, ish-ministër i Financave; Lefter Kokës, ish-ministër i Mjedisit dhe Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës si dhe dy shtetasve të tjerë, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Kallëzimi është bërë për veprat penale: ‘Shpërdorim detyre’, ‘Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike’, si dhe ‘Krijimin e grupit të strukturuar kriminal’, ndërsa kërkohet pezullimi i ushtrimit të detyrës publike ndaj këtyre personave.

‘Ka 3 vjet që pothuajse bëhen denoncime të përditshme, pa folur për media që kanë nxjerrë skandale pas skandalesh. Pse duhet të presim SPAK apo çdo institucion tjetër një denoncim formal. Ka 3 vjet që një gjë e tillë po ulërinë në shoqërinë shqiptare. Denoncimet janë dytësore sa i përket procedurës”, tha Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata pas dorëzimit të kallëzimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë