Politike

Inceneratorët, Basha e ka me SPAK: Ç’kyçni gojën dhe hetoni

Thuajse gjatë gjithë konferencës për shtyp, kryetari i PD-së, Lulzim Basha kishte vetëm një mesazh për SPAK: Të reagojë.

“E vetmja gjë që oshëtin sot në Shqipëri është heshtja e SPAK me vjedhjen e inceneratorëve. Kyçja e gojës nga SPAK-u për vjedhjen e shekullit me inceneratorët është e vetmja gjë që buçet...

Rama nuk lodhet së premtuari dhe duke i shkelur premtimet. Duhet ta harrojë ai edhe SPAK se unë s’do ndalem, ditë për ditë do të kërkoj që SPAK të bëjë detyrën.

Zoti Kraja është detyrimi juaj, zotërinj prokuror të SPAK keni përkrahje euro atlantike paguheni më mirë se çdo magjistrat tjetër në Shqipëri. Të gjithë këto masa janë marrë që të mos keni frikë dhe as të mos kapeni nga mafia dhe politikanët e korruptuar me qëllim që të realizoni qëllimin numër një që të ndëshkoni politikanët e korruptuar ndaj dhe z. Kraja hapeni gojën tregoju shqiptarëve që po ju vidhet ditë për ditë buka e gojës.

Çfarë iu pengon të bëni detyrën sipas ligjit. Heshtja juaj inkurajon hajdutët. Ne nuk jemi prokurorë ndonëse kemi juristët më të mirë në këtë parti. Për tu ardhur në ndihmë që të ç’kyçni gojën po iu publikoj sot edhe një fakt tjetër tronditës. Fakt tronditës, konçesionari i inceneratorit të Fierit u përzgjodh pa vlerësuar ofertën financiare", tha Basha, duke përcjellë edhe një mesazh.

“Mbroni paratë publike, interesin publik, jo mafian, grupin e strukturuar kriminal Rama-Ahmetaj-Veliaj-Zoto-Mërtiri!

Hapni dosjet e Tiranës, që nga Ardit Gjoklaj tek Eco-Tirana.

Bëni detyrën tuaj dhe do të keni mbështetjen time dhe të Partisë Demokratike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë