Ka ndodhur

Imzot George Frendo fiton betejën me Covid-19

Arqipeshkvi George Frendo ka fituar betejën me COVID-19 dhe ka dalë nga spitali.

Imzot Frendo po trajtohej në Bari të Italisë.

“Përmes këtij komunikimi, ju informojmë se gjendja shëndetësore e Sh. T. Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës, dhe President i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, (KISH), paraqitet shumë e mirë. Ka dy ditë që ka lënë spitalin ‘Acquaviva delle Fonti’, në Miulli (Bari). Aktualisht ndodhet në Kuvendin Françeskan Kapuçin në Bari, duke zbatuar karantinën e nevojshme deri në përgjigje të një tamponi të dytë që të rezultojë negativ nga Covid-19”, thuhet në njoftimin e Konferencës Ipeshkvore.

Imzot Frendo u shpreh pak ditë më parë se ishte i paduruar për t’u kthyer në përditshëmrinë në Arqidioqezën në Tiranë dhe jetën baritore.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se “ai i përcjell falënderimet dhe mirënjohjet e sinqerta për stafin mjekësor të Spitalit, për etërit Françeskan Kapuçin, ku aktualisht po qëndron, si dhe për të gjithë njerëzit dhe besimtarët të cilët e kanë kujtuar dhe vazhdojnë ta kujtojnë në lutje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë