Vende dhe Udhetime

Imazhet magjike nga Patagonia dhe mbretëresha e saj, Puma

Fotografi Konsta Punkka fluturoi 8,000 milje për në Patagonia nga vendlindja e tij Finlanda, për të fiksuar pamjet e rrallë të pumës jugamerikane. Kafsha e egër iu shfaq shtatë nga 10 ditët e ekspeditës së, duke e lejuar fotografin të kapë hiret e saj magjike, si dhe disa imazhe mahnitëse të majave epike të zonës sëbashku me guanacos (kafshë të familjes së lamave).

Fotografi 26-vjeçar udhëtoi për në Parkun Kombëtar “Torres del Paine” në Patagonian Kiliane si pjesë e një ekipi që po xhironte një dokumentar “Eksplorimi i Tokës” për transmetuesin finlandez YLE.

“Kur më në fund i gjetëm pumat, ishte një moment i jashtëzakonshëm. Kemi kaluar një pasdite dhe një mbrëmje duke i ndjekur nga një distancë e sigurtë. Pas kaq shumë orësh që i kërkova, ato më në fund ishin aty para meje dhe nuk mund ta besoja”, thotë Punkka.

“Së pari, i fotografuam mbi një kodër dhe plani ishte të përpiqeshim t'i kornizonim me majat e “Torres Paine. Kjo funksionoi shumë mirë dhe, pas një kohe, vendosëm të stacionohemi pranë disa shkurreve që supozohej se ishin zona e tyre e pushimit të mesditës”, shprehet fotografi.

“Me ndihmën e guidave lokale të Parkut, të cilët na çuan në një zonë ku vizitorët normalë nuk munden të shkojnë, qëndruam shtrirë pranë disa shkurreve”.
“Pasi prita për disa orë arrita të kap disa pamje nga afër të një pume të re që erdhi në hyrje të zonës së pushimit. Kjo padyshim është një nga pikat kulmore të karrierës time”, thotë Punkka.

Fotografi profesionist, i cili ka 1.3 milionë ndjekës në Instagram, shtoi: “Është padyshim ndryshe të fotografosh botën shtazore në Kili në krahasim me atë që jam mësuar këtu në Finlandë”.
“Peizazhi i Torres del Paine i ka të gjitha. Nga akullnajat në vargmalet malore, te pyjet e gjelbërta dhe botën e pasur shtazore”, shprehet fotografi finlandez. /Burimi: DailyTravel. Solli në shqip: Gazeta “Si

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë