Vende dhe Udhetime

Imazhet hipnotizuese të kafshëve të egra në Britani

Këto imazhe mahnitëse kanë kapur bukurinë dhe diversitetin e kafshëve të egra britanike. Ato kanë qenë frymëzim për fotografët që po konkurrojnë për çmimet prestigjioze britanike të fotografisë "Wildlife" të këtij viti.

Kanë mbetur edhe disa javë deri sa konkursi të përfundojë. Më 6 prill do të zgjidhet fituesi kryesor, i cili do të shpërblehet me një vlerë prej 5000 paundësh.
Këtë vit, për të ndihmuar në ngritjen e vetëdijes për bregun britanik, biodiversitetin e tij dhe kërcënimet me të cilat ballafaqohet, çmimet kanë zgjeruar bregdetin dhe kategorinë detare për të përfshirë brigjet britanike dhe irlandeze brenda katër kategorive të ndara - Uellsit, Skocisë, Anglisë dhe Irlandës së Veriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë