Ngjarje

Imami e këshillonte që 13 vjeç por ajo thotë se po e përgatiste për seks

Natën e 5 dhjetor të 2016-ës, imami i respektuar i një prej xhamive më të mëdha të Teksasit, thuhet se ftoi një tetëmbëdhjetë vjeçare në një dhomë të përgatitur në Motelin 6, në Grand Prairie. Gruaja e re, e identifikuar si Jane Doe, në padinë që ngriti në korrik të këtij viti, thotë se ra dakord të shkonte në motel, sepse burri, Zia Ul-Haq Sheikh, ishte një udhërrëfyes i besuar shpirtëror që e kishte këshilluar qëkur ajo ishte 13 vjeç. Ai ishte i besuari i problemeve më të mëdha të adoleshencës së saj – një  baba mungues, moskuptime me të ëmën, tallje në shkollë. Padia përshkruan një njeri që ishte më shumë si një shpëtimtar apo Svengali sesa këshilltar, duke përdorur pushtetin e tij mbi Doe-n, për ta bërë të varur prej tij. Ai e ndihmoi të blinte një makinë dhe i dha hua para për tarifën e shkollës dhe për një laptop. Ai e ndihmoi të përballonte  jetën e trazuar të shtëpisë dhe u fut në të si një figurë atërore. Ajo nisi ta thërriste imamin "baba".

Zia Ul-Haq Sheikh më 2015.

Në një seancë këshilluese më 2016-ën, padia thotë se Shekh-u i prezantoi një dimension seksual afërsisë së tyre, duke luajtur me idenë e martesës, megjithëse ishte i martuar dhe në të dyzetat e tij, më shumë se 20 vjet më i moshuar se ajo. Doe u trondit, thuhet në padi, por ndihej aq në borxh me të sa bëri çfarë i kërkoi, edhe pse kërkesat sa vinin e bëheshin më të ndyra: vallëzim beli apo foto me të brendshme që ajo duhet t'i dërgonte; mesazhe me përmbajtje seksuale çdo ditë; prekje e vetes, ndërsa ai e vështronte në video-bisedë.

Dhe në fund, një mesazh që e kërkonte të paraqitej në një adresë të panjohur, që rezultoi të ishte Moteli 6. Ajo u shfaq duke marrë me mend se ajo dhe imami do të bisedonin, ashtu siç kishin bërë gjithnjë. Por ai “doli nga banja krejt i zhveshur dhe e udhëzoi Jane-in të ulej në shtrat”, sipas padisë. Doe ishte e hutuar dhe e trembur, shkruhet në padi, por u pajtua nga frika se mos e mërziste Sheikh-un dhe e humbiste përfundimisht. Sheikh-u kreu marrëdhënie seksuale me Doe-n, më pas e urdhëroi të vishej, ndërsa i tha se duhej të kthehej në xhami për të drejtuar lutjen.

Ai e ndihmoi të përballonte jetën e trazuar të shtëpisë dhe u fut në të si një figurë atërore. Ajo nisi ta thërriste imamin "baba".

Ajo çka ndodhi në dhomën e motelit, argumenton padia, nuk ishte një takim romantik, por kulmimi i vitesh shfrytëzimi, një lider fetar me ndikim që po përfitonte nga një adoleshente në vështirësi. Historia e Doe-s po del në dritë pas një hetimi njëvjeçar nga FACE – Ballafaqimi me Abuzimin në Mjediset Komunitare – një organizatë jofitimprurëse me seli në Teksas e drejtuar nga gratë myslimane që ushtrojnë presion për transparencë dhe për të drejtat e viktimave në menaxhimin e pretendimeve për abuzime nëinstitucionet islame. Denoncimi u bë publik në javën e parë të tetorit, një moment i rëndësishëm në luftën për t’i vendosur liderët myslimanë përpara përgjegjësisë, por është ende një vështrim i vogël në pengesat që hasin gratë myslimane në denoncimin e abuzimeve.

Avokati i Sheikh-ut, Hershel Chapin, refuzoi kërkesën për intervistë, por lëshoi një deklaratë që hidhte poshtë pretendimet e Doe-s. Deklarata thotë se Sheikh-u “sheh përpara për t’iu përgjigjur akuzave ndaj tij përmes procesit gjyqësor. Ai ka besim se faktet do të vendosin se padia kundër tij nuk ka prova". Nëse është e rrallë për gratë myslimane që të akuzojnë liderët e tyre fetarë për sjellje të pahijshme, është thuajse e padëgjuar që t’i padisin. Edhe me identitetin e fshehur në regjistrimet e gjykatës dhe denoncimin e FACE, Doe rrezikon që emri t’i dalë nga mbështetësit e Sheikh-ut, një makth për gratë e reja në qarqet konservatore fetare – myslimane dhe jo vetëm  – ku thashetheme të tilla mund të dëmtojnëpozicionin  social të një familjeje dhe të kufizojnë perspektivat për martesë.

Qendra islamike e Irvingut, Teksas.


Gjatë vitit të kaluar, aktiviste dhe studiuese myslimane kanë paralajmëruar komunitetet e tyre se po lihen jashtë lëvizjes #MeToo, për shkak të traditës që i shtrëngon në një kulturë heshtjeje. Përpjekjet nga disa studiues islamikë për të rishikuar menaxhimin e akuzave  rreth sjelljeve të pahijshme janë në rrugë e sipër, por deri tani nuk kanë dhënë rezultate të matshme, duke i bërë disa aktiviste t’i druhen një stili shfryrjeve të stilit të Kishës Katolike, nëse akuzat nuk adresohen më urgjentisht. “Klientja jonë e ngriti këtë padi me shpresat se do të parandalonte abuzimet në të ardhmen të njerëzve të cenueshëm nga i akuzuari apo çdo njeri në pushtet”, kanë thënë avokatet e Doe-s, Farhana Querishi dhe Asiya Salejee, në një deklaratë. “Shpresojmë se veprimi i klientes sonë do të motivojë viktima të tjera të hedhin një hap përpara.”

Grupe si FACE po dalin për të mbushur hendekun, për të detyruar njëdiskurs,  edhe pse nuk janë krejt të mirëpritura nga lidershipi tejet mashkullor i instituteve islamike në ShBA. Megjithëse shumë myslimanë e mbështesin aktivizmin për të parandaluar abuzimin në institucionet fetare, disa kritikues i shohin përpjekjet si pjesë e një “agjende feministe” anti-myslimane, ose thonë se transmetimi publik dhunon traditat islamike të menaxhimit të problemeve pa krijuar spektakël. Alia Salem, themeluese dhe presidente e FACE, thotë se i sëmboi kur pa një komentues në forumin mysliman që e quajti atë “gjahtarja e imamëve”.

Sheikh-u  kreu marrëdhënie seksuale me Doe-n, më pas e urdhëroi të vishej, ndërsa i tha se duhej të kthehej në xhami për të drejtuar lutjen.

Pretendimet e Doe-s me siguri do të jehojnë përtej Dallasit. Statura e Sheikh-ut shtrihet në qarqet myslimane kombëtare; ai shpesh citohet se e mbron islamin në raportimet e lajmeve dhe se leksionet e tij online tërheqin me qindra, ndonjëherë me mijëra, shikues. Më 2014-ën, Sheikh-u botoi librin e tij të dytë “Adresimi i tabuve: Dashuria, Martesa dhe Seksi në Islam.”Me lëshimin e raportimit  debutues,  FACE u paraqet liderëve myslimanë një zgjidhje: A do të mbrojnë ata reagimet e vjetra ad-hoc që mbrojnë burrat me ndikim duke i bërë gratë të heshtin? Apo do të përqafojnë grupe si FACE si partnerë në krijimin e standardeve të reja kombëtare që,  mbështesin akuzues brenda kuadrit islamik?Salem ka thënë se liderët kombëtarë myslimanë  e njohin se sjellja e pahijshme e figurave fetare është problem,  por janë përgjithësisht kundër taktikave të ekspozimit të FACE, e cila “sfidon të gjithë sistemin”. Salem, një aktiviste e hershme e komunitetit dhe ish-drejtore e Dallasit për grupin e advokimit mysliman kombëtar, ka thënë se akuzuesit nuk duhet të presim më gjatë që liderët fetarë të përsosin mënyrën e të folurit apo të krijojnë mekanizmat e tyre të llogaridhënies.

“Ne duam të jemi shkëputja që thotë “Jo më! Ka marrë fund!” ka thënë Salemi. “Jo më hapësira të mbrojtura për shkelësit dhe fajtorët. Ishte koha të mbanim qëndrim dhe të kishim këtë llogari.” Sipas padisë, Doe, gjeti më pas një lider shpirtëror për t’i besuar atëçka kishte ndodhur me Sheikh-un. Ai klerik bëri me dije prindërit  e Sheikh-ut dhe lidershipin e Qendrës Islamike të Irvingut, i cili vendosi se Sheikh-u duhej tëlargohej. Bordi nuk i zbuloi rrethanat e dorëheqjes së tij të detyruar në dhjetor të2017-ës, vetëm pasi  u përfshi FACE dhe avokatja. Zyrtarët e xhamisë së Irvingut nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Avokatët për Doe-n dhe xhaminë ndërmjetësuan një letër qëtheksonte akuzat  dhe mohimin e imamit për  keqbërje, sipas raportimit të FACE.  Letra, thoshte se Sheikh-u nuk do të shërbente më si lider fetar në asnjë nivel dhe e konsideronin atë “jo tëpërshtatshëm  për t’u ripunësuar.” Më pas, në një lëvizje të paprecedentë mes xhamive të ShBA-së, bordi i Irvingut ra dakord ta dërgonin letrën në dymijë qendra islamike në të gjithë vendin. Nëse synimi i këtij alarmi kombëtar ishte të përjashtonin Sheikh-un nga puna si lider fetar sërish, dështoi. Në gusht, Sheikh-u u punësua si imam nëGrand Prairie Masjid, vetëm 9 milje më larg.

Grand Prairie Masjid, Teksas


Xhamia e Grand Prairie-së lajmëroi mbërritjen e Sheikh-ut në Facebook muajin e shkuar. Imami i ri, thoshte postimi, u lind  në “rajonin e bukur malor mes Indisë dhe Pakistanit” dhe emigroi drejt Anglisë në moshën 4-vjeçare. Postimi vinte në pah kredencialet islamike të Sheikh-ut dhe thoshte se ishte i gatshëm të ndihmonte me “mësimin e Kuranit për të rritur dhe fëmijë.” Ajo çka postimi la jashtë, ishte se Sheikh-ut i ishte kërkuar të jepte dorëheqjen nga pozicioni i mëparshëm, pasi Doe “denoncoi se imami ishte përfshirë në sjellje të pahijshme seksuale me të”, sipas letrës ku xhamia e Irvingut lajmëronte komunitetet e tjera kundër punësimit të tij. Në Teksas një ligj rrallëherë i evokuar, e sheh si krim  kryerjen  e seksit mes liderëve fetare dhe atyre që kanë nën kujdes, edhe nëse marrëdhënia është me pëlqim, për shkak të dinamikave të njëanshme të pushtetit. Në dhjetor të 2017-ës, një vit pas takimit të pretenduar në motel, Doe, bëri një denoncim për  sulm seksual,  në Departamentin e Policisë së Grand Prairie-së.

Zyra e avokatit të qytetit e pohoi  se kishin marrë një denoncim nga policia që akuzonte Sheikh-un për sulm seksual; është e paqartë nëse zyrtarët e qytetit nisën një  hetim. Sheikh-u u bë imam në Irving pas dy pozicioneve të larta, në xhamitë e Floridas dhe Virxhinias. Zyrtarët në ato xhami pohojnë se ai kishte punuar atje, por nuk diskutuan detaje të punësimit apo largimit të tij. Chapin, avokati i tij, gjithashtu nuk flet rreth historisë së punësimit të Sheikh-ut.I pyetur përse, ai përgjigjej, “Thjesht nuk do të përgjigjemi.”Deri tani, Sheikh-u nuk përballet me akuza kriminale dhe mesa duket ende e mban pozicionin e tij si imam në xhaminë e Grand Prairie-së. Postimi i mirëseardhjes për Sheikh-un u zhduk nga faqja e facebookut të xhamisë dhe disa gra myslimane kanë postuar komente të inatosura, duke kërkuar të dinë se përse Sheikh-u u punësua, pavarësisht akuzave të renditura nga raportimet e FACE dhe nga letra e xhamisë së Irvingut.

Nëse është e rrallë për gratë myslimane që të akuzojnë liderët e tyre fetarë për sjellje të pahijshme, është thuajse e padëgjuar që t’i padisin.

Një përfaqësues i xhamisë është përgjigjur me një deklaratë, e cila refuzon të komentojë në njëproces nën hetim dhe ka shtuar se Sheikh-u  ka marrë një avokat në mbrojtje të tij “kundër akuzave të pabaza.” Deklarata thotë se fakte si telefoni apo tekstet e  mesazheve do ta bëjnë padinë tëanojë “në favor të imamit.” “Do të nxisim këdo që të gjykojë derisa çështja të kalojë përmes procesit ligjor”, ka thënë deklarata. Anëtaret e FACE janë tejet mbrojtëse të identitetit të Jane Doe-s, përfshi edhe rrethanat e saj aktuale. Gjithçka që munden të thonë është se ajo është e sigurtë dhe po merr këshillim.

Alia Salem (themeluese dhe presidente) dhe Huma Yasin (bashkëthemeluese dhe kryetare e bordit ) të FACE.


Salemi ka thënë se Doe kurrë nuk ka dashur para apo ndjesë nga Sheikh-u; ajo thjesht kërkoi një garanci se ai nuk do të mbante më pozicion në lidership fetar. Kur u bë e qartë se Sheikh-u mund të gjente punë pas një letre paralajmëruese, Salemi tha, se Doe e bëri luftën e saj publike duke ngritur padinë dhe duke bashkëpunuar me hetimin e FACE.  Rrëfimi i familjes së Doe-s, siçështë regjistruar nga hetuesit e FACE dhe në padi, thotëse Sheikh-u u bë shumë i afërt me Doe-n gjatë pesë viteve që e këshillonte. Imami, thuhet se “e futi aq plotësisht veten në jetën e Jane-it saqë varësia e saj emocionale ndaj tij, si edhe besimi i saj në të,  ishte i dukshëm për këdo në komunitetin e tyre.” Raporti i FACE vëren se kur bashkëshortja e Sheikh-ut dëgjoi se Doe e thërriste të shoqin e saj “Baba” ajo e pa “këtëafërsi mes tyre alarmues” dhe i vuri fre.

Kur Doe e pyeti se kur do ta shihte sërish pas takimit në Motelin 6, Sheikh-u i tha se ishte  gjë “për vetëm një herë”. 

Në një seancë këshillimore më 2016-ën, pasi ajo mbushi 18 vjeç,  Doe i kërkoi imamit ndihmë që t’i gjente burrë dhe i përshkroi, cilësitë të cilat po kërkonte. Sheikh-u  iu përgjigj se ai kishte “disa vende të disponueshme”, duke iu referuar lejes së Islamit për të pasur deri në katër gra nën disa kushte. Ai kishte dy gra në atëkohë, thuhet në padi. Padia thotë se Doe u trondit,  por u pajtua ta konsideronte idenë sepse ajo “kishte besim të plotë te Sheikh-u dhe ishte e varur emocionalisht nga ai. Ai e telefonoi po atë mbrëmje për të diskutuar rreth martesës, fillimi i asaj çka padia e përshkruan si “një proces një vjeçar i përgatitjes së Jane-it për t’u bërë më e seksualizuar dhe në fund për t’u përfshirë në veprime të ndaluara seksuale me të.” Ai proces, pretendon padia, kulmoi me kërkesën e tij për t’u takuar në motel.

Kur Doe e pyeti se kur do ta shihte sërish pas takimit në Motelin 6, Sheikh-u i tha se ishte  gjë “për vetëm një herë”, sipas padisë. Sheikh-u u zhduk, duke i prerë të gjitha lidhjet me Doe-n, duke i dhënë fund edhe këshillimit pesëvjeçar. Humbja e një figure kaq qendrore në jetën e saj e çoi Doe-n në dëshpërim, me rënie në peshë, depresion dhe mendime vetëvrasëse, thuhet në padi. Kur e ëma dhe i njerku zbuluan arsyet e ndryshimit kaq të beftë të Doe-s, e gjithë familja kaloi “një dhimbje të madhe, vuajtje dhe turp.” E ëma u shkatërrua nga tradhtia e Sheikh-ut dhe la punën për t’u përkushtuar rikuperimit të së bijës.

Sheikh-u u bë shumë i afërt me Doe-n gjatë pesë viteve që e këshillonte. Imami, thuhet se “e futi aq plotësisht veten në jetën e Jane-it saqë varësia e saj emocionale ndaj tij, si edhe besimi i saj në të,  ishte i dukshëm për këdo në komunitetin e tyre.”

Gjatë kësaj kohe e ëma e Doe-s kontaktoi me Salemin e cila e ndihmoi familjen të merrnin terapi profesionale dhe gjeti një avokate. Të afërmit e Doe-s u përballën me Sheikh-un rreth marrëdhënieve në dy raste – një me avokatin të pranishëm – dhe ai pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, sipas padisë. Me raste ishte i përlotur me raste mospërfillës, shkruhet në padi, ndërsa premtonte se nuk do të këshillonte më gra, por këmbëngulte që të vazhdonte punën si imam.

Deklarata që avokati i Sheikh-ut lëshoi, në përgjithësi hedh poshtë rrëfimin e Doe-s,  por nuk adreson pretendimet specifike. Pjesa më e madhe e fokusit është në punën e gjatë të Sheikh-ut në zonën e Dallasit. “Imami Zia është dhe ka qenë një lider i suksesshëm mysliman,  i cili ia ka kushtuar jetën e tij shërbimit të të Madhërishmit, komunitetit të besimit të tij, njerëzve në të gjithë botën dhe komunitetit të Dallas –Fort Worth,” thotë deklarata. Gjatë shërbimit 13-vjeçar të imamit, vijon deklarata, “ai ka përdorur pozicionin e tij si lider i respektuar për të advokuar mbi një vizion më paqësor, harmonik dhe në respekt të ligjit për njerëzimin.”

Sheikh-u u zhduk , duke i prerë të gjitha lidhjet me Doe-n, duke i dhënë fund edhe këshillimit pesëvjeçar. Humbja e një figure kaq qendrore në jetën e saj e çoi Doe-n në dëshpërim, me rënie në peshë, depresion dhe mendime vetëvrasëse,

Në faqen e tij të Facebook-ut, Sheikh-u ka bërë aludime ndaj pretendimeve qëkur doli raporti i FACE. Në një postim,  Sheikh-u shkruante se nuk kishte nxjerrë një deklaratë sepse avokati e këshilloi të mos e bënte, por ai i siguroi ndjekësit se “Gjithçka do të qartësohet shumë shpejt,  insha’Allah.” Me dhjetëra komentuan në postimin e tij, shumica në mbështetje të Sheikh-ut,  duke kritikuar FACE, që një burrë e përshkroi si “këto myslimane majtiste që urrejnë të ashtuquajturit femi-nazistët myslimanë”. Disa komentues paralajmëruan mbrojtjen e pamend të figurave fetare; “imamët nuk janë engjëj”, shkruante dikush.

Për pjesën më të madhe, sidoqoftë, Sheikh-u duket se po e vazhdon jetën e tij si zakonisht. Ai shkroi rreth fitores së boksierit mysliman të  MMA-së, Khabib Nurmagomedov kundër Colin McGregor. Sheikh-u ndau një link të trukut të Banksy-it me veprën e tij në ankand Dhe postoi një video të një predikimi që kishte mbajtur në kongregacionin e tij,  këtë muaj,  rreth rëndësisë së betejëspër drejtësi të myslimanëve. “Nëse po ndodhin gjëra të këqija, nëse po ndodhin djallëzi, padrejtësi”, thotë Sheikh-u, “bëhu ai që del përpara kundër asaj padrejtësie”.

*Hannah Allam/BuzzFeedNews.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë