Art dhe Kulture

Illuzionarium në Sheshin Skënderbej më 13-14-15 korrik

Festa e ditëlindjes së Digitalb bëhet edhe më e bukur me ‘Illusionarium’ – Muzeun e Iluzioneve Optike më 13-14-15 Korrik në Sheshin Skënderbej, një argëtim për të gjithë familjen.

Koleksioni me i madh i iluzione optike nëpërmjet të cilit në mënyrë spektakolare zbulohen sekretet e trurit të njeriut.

Ekzistojnë principe shkencore që mbeshtesin iluzionet optike ?
Realiteti a është ekzaktësisht ai që shohim?

Në këtë rrugëtim në botën e perceptimeve, fëmijë dhe të rritur do të përjetojnë drejtpërdrejt surprizat që mendja jonë na ofron, se si truri yne perpunon ate çka syri sheh e nganjëherë gënjehet.

Një muze interaktiv që na shoqëron në botë virtuale të populluara nga subjekte që nuk ekzistojne, fytyra që fshehin fytyra të tjera, projekte që duken si të realizuara nga arkitektë të dehur, statuja që rrotullohen si për të ndjekur rrugëtimin tonë, vizatime qe duket sikur janë.

Një eksperience unike në botën e perceptimeve ku të rritur e fëmijë do të argëtohen mes illuzione optike më të bukura të përjetuar ndonjëherë.

Por Illuzionarium nuk është vetëm habi dhe argëtim por ka në vetvete edhe shumë shkence; vetëm nëpërmjet njohjes së mirë të ligjeve të shkencës mund të realizohen iluzione fantastike.

Digitalb ju pret me një prej shumë dhuratave dhe suprizave për t’u shijuar në Sheshin Skënderbej prej mëngjesit të datës 13- e më pas më 14 e 15 Korrik.

 

Më Shumë