Ka ndodhur

ILD kërkon pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të Enkeleda Kapedanit

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. ILD thotë se veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit. Kërkesa erdhi pas publikimit të një sërë videosh që gjyqtarja kishte publikuar në rrjetin social ‘Tik Tok’ si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit. Kapedani mohoi publikimin e videove dhe ekzistencën e profilit të saj në “Tik Tok”. Ndërkaq në një reagim, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i cilësonte “të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit”. Më tej Gjonaj është shprehur se që prej dhjetorit 2019, i ka kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrjen e masave për të pas lirimit të një subjekti kriminal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë