Ne rrjet

Ilaçi kundër morrave tek kafshët shfaros koronavirusin brenda 48 orëve!

Ndërkohë që numri i të prekurve në mbarë globin ka shkuar më shumë se 1 milion, nga Australia ka ardhur një lajm që mund të ndihmojë  në shuarjen e pandemisë. Pas shumë kërkimesh mjekësore, studiuesit duket se kanë gjetur një kurë që mund të luftojë dhe të shfarosë virusin dhe ai është një ilaç i përdorur gjerësisht në mbarë botën.

Shkencëtarët australian kanë publikuar një studim që tregon se ilaçi që përdoret zakonisht për trajtimin e parazitit mund të vrasë koronavirusin në një mjedis laboratorik në më pak se 48 orë.

Studiuesit në Universitetin Monash në Melbourne kanë zbuluar se ilaçi për vrasjen e parazitëve, Ivermecti, jo vetëm që vret virusin SARS-CoV-2, por pasi, sipas një studimi të publikuar të premten në revistën “Antiviral Research”, pengon infektimin për së dyti me koronavirusin.

Ivermectini është përdorur gjerësisht që nga vitet 1980 kundër morrave, zgjebes dhe disa infeksione të tjera të shkaktuara nga parazitët. Ilaçi përdoret gjithashtu për të trajtuar sëmundjet e lëkurës.

“Ivermectin është përdorur shumë gjerësisht dhe njihet si një ilaç i sigurt. Ne duhet të kuptojmë tani se çfarë doze duhet të përdorim tek njerëzit, ky është hapi tjetër”, tha drejtuesja i studimit Dr. Kylie Wagstaff në një deklaratë .

“Ne zbuluam që edhe një dozë e vetme në thelb mund të shfarosë të gjithë ngarkesën virale të virusit me 48 orë,” shtoi ajo.

Mënyra e saktë sesi ilaçi arrin të vrasë virusin nuk dihet ende, megjithëse Wagstaff tha që kjo mund të jetë e mundur duke sulmuar aftësinë e qelizave pritëse të koronavirusit.

Kërkimet u kryen mbi viruset e Sars-Cov 2 në laborator prandaj edhe nuk ka siguri nëse do të ketë efektivitet 100% tek njerëzit e infektuar me koronavirusin.

Në studimet për kulturën e qelizave të kryera u zbulua se ky ilaç ( i disponueshëm në të gjithë botën dhe i njohur nga Agjensia Amerikane e Barnave) eleminon ngarkesën virale të koronavirusit në vetëm dy ditë, por duhet të testohet ende tek njerëzit, për t’u gjetur doza e duhur.

Më Shumë