Shendet

Ilaçet e kancerit nga AstraZeneca mbështeten nga EMA

AstraZeneca ka deklaruar se dy nga ilaçet ekzistuese të saj, janë rekomanduar për trajtimin e pacientëve me disa forma të kancerit të gjirit nga vendet e Bashkimin Evropian.
Lynparza, një ilaç kundër kancerit i zhvilluar së bashku me Merck me bazë në SHBA, u mbështet për përdorim në kombinim me terapi endokrine te të rriturit për kancerin e gjirit.

Ilaçi, i cili ka marrë një rekomandim të ngjashëm në Shtetet e Bashkuara në mars, është një aset kyç për kompaninë AstraZeneca. Ilaçi është rekomanduar te pacientët me nivele të ulëta, për të nxitur një proteinë të njohur si HER2 që është objektivi i disa terapive të reja.

Enhertu, i zhvilluar së bashku me Daiichi Sankyo të Japonisë, ishte ilaçi tjetër që u miratua nga Agjencia Evropiane e Barnave, për trajtimin e një forme agresive të kancerit të gjirit të karakterizuar nga një nivel i lartë i HER2.

Ilaçi pritet gjithashtu të jepet edhe për pacientët me nivele të ulëta të HER2, këtë muaj pas suksesit në provën e fundit.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë