Lajme

IKMT padit kryebashkiakun e Kavajës, Sakja: Sulm politik i Ramës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë, Isa Sakja, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Po ashtu, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi.

Gjatë kontrolleve periodike që ka ushtruar IKMT ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cenuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e Bashkisë Kavajë.
Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, në një reagim të tijin e ka cilësuar padinë e IKMT-së si një sulm politik të dirigjuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
“Sot, Edi Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal të ndërmarrë ndaj meje pak javë më parë. Është sulm tipik i tij; fillimisht bën akuzën verbalisht, pastaj formulon akt-akuzën.
Nuk jam opozitari i parë i sulmuar prej tij, por nëse Edi Rama vazhdon të jetë në krye të qeverisë nuk do jem as i fundit”, shkruan Sakja.
Sakja garanton se si kryebashkiak i Kavajës do të vazhdojë të përmbushë me përkushtim detyrën e tij.
“Unë besoj te gratë e burrat që e duan Shqipërinë me të njëjtin pasion që unë e dua atë, e luftojnë për një të ardhme të Shqipërisë me demokraci të vërtetë të fjalës, mendimit, besimit e veprimit.
Unë do të vazhdoj të përmbush misionin tim të drejtimit të Bashkisë Kavajë me të njëjtën dashuri, pasion e përkushtim, siç kam bërë deri tani”, shkruan më tej Sakja.

Sot, Edi Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal te ndermarre ndaj meje pak jave me pare.Ne hall, ngaqe te gjithe…

Gepostet von Isa Sakja am Montag, 15. April 2019

 

Më Shumë