Futboll

Igor Tudor është trajneri i ri i Hysajt, kontratë deri në 2025-ën me 2.5 mln euro në vit

Gazeta Si – Te gjithçka është vendosur për pasuesin e Sarrit, të larguar vetëm pak ditë më parë. Igor Tudor do të jetë trajneri i ri i Elseid Hysajt në vazhdim të kampionatit.

Kroati do të marrë drejtimin e skuadrës menjëherë pas ndeshjes së radhës në kampionat me Frozinonen. Sipas ‘Corriere dello Sport’, Tudor do të firmosë me Lacion një kontratë deri në në vitin 2025, pa opsion rinovimi. Nga kjo kontratë trajneri do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit.

Trajneri i lindur në Split ka pasur disa eksperienca. Në Itali ka drejtuar Udinezen dhe Veronën, ndërkohë që ka drejtuar edhe në Greqi PAOK-un, në Turqi Karabuksporin dhe Gallatasarajin, si dhe në Francë Olimpikun e Marsejës.

Për stolin e Lacios u lakua edhe emri i Igli Tares, ish-drejtorit sportiv të këtij klubi, pasi ka dhe licenncën e trajnerit. Tare lakohet gjithashtu edhe për të marrë rolin e drejtorit sportiv të Fiorentinës ose Napolit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë