Mjedis

IEA: Emetimet do të shënojnë rekord të lartë deri në vitin 2023

Emetimet globale të gazrave serrë ka të ngjarë të rriten në nivele rekord në dy vitet e ardhshme, pasi qeveritë kanë dështuar për reformat mjedisore pas pandemisë së Covid-19. Emetimet do të rriten përsëri këtë vit dhe vitin e ardhshëm dhe viti 2023 tani është në rrugën e duhur për të parë nivelet më të larta të dioksidit të karbonit në historinë njerëzore, duke barazuar ose tejkaluar rekordin e vendosur në 2018, sipas parashikimeve të lëshuara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë të Martën.
Një rritje e tillë do t'i vinte në dyshim synimet e marrëveshjes së klimës në Paris, pasi shkencëtarët kanë paralajmëruar që emetimet duhet të përgjysmohen këtë vit nëse bota do të kufizojë rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë celsius. Arsyeja e rritjes së shpejtë është se qeveritë kanë dështuar të investojnë në energjinë e gjelbër ndërsa kanë kërkuar të rindërtojnë ekonomitë e tyre nga pandemia e Covid-19.
Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë dhe një prej ekonomistëve më të njohur në botë, tha se 2023 do të arrijë një rekord të lartë të të gjitha kohërave në emisione.
“Kjo është shumë shqetësuese. I rëndësishëm për parashikimin e rritjes së emetimeve është modeli i rimëkëmbjes nga pandemia në ekonomitë në zhvillim. Ekonomitë e mëdha të pasura, kanë investuar në energji të rinovueshme dhe janë në rrugën e duhur për të ulur emetimet e tyre. Por vende të tilla si India, Indonezia, vendet e Amerikës Latine dhe ekonomitë e tjera në zhvillim po bien prapa në investimet e energjisë së pastër,” shtoi Birol.
Ai tha se vendet në zhvillim kishin nevojë për ndihmë financiare për të bërë një hap të shpejtë.
"Në shkallë globale, nuk ka mungesë të kapitalit në dispozicion për investime në energjinë e gjelbër, por ai kapital nuk i shikon këto projekte në ekonomitë në zhvillim. Ekziston një perceptim që rreziku është më i lartë," tha ai.
Ai u bëri thirrje institucioneve të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar të rritin ndihmën e tyre për të drejtuar fondet drejt projekteve të energjisë së pastër. Energjia e erës dhe diellit tani janë më të lira se karburantet fosile në pjesën më të madhe të botës, ndërsa investimet në efiçiencën e energjisë gjithashtu japin kthim të fortë dhe teknologjia e automjeteve elektrike po bëhet më e gjindshme.
“Vendet e pasura gjithashtu duhet të përmbushin premtimet e tyre për të siguruar të paktën 100 miliard dollarë në vit në flukset e financave klimatike në vendet në zhvillim, për t'i ndihmuar ata të ulin emetimet dhe të përballen me ndikimet e motit ekstrem,” tha Birol.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë