Politike

Idrizi pas takimit me Ballën: President konsensual, koha të falsim për emra. Gjetëm vullnet të mirë

Pas takimit me kreun e grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se është detyrim kushtetues në mënyrë si zgjidhet presidenti që në 3 raundet e para duhet të jetë me konsensus.

“E theksuam këtë gjë nëse do zgjidhet me votat e thjeshta të maxhorancës, kjo shërben për të zgjidhur krizën parlamentare pra do kemi një president të krizës.

Theksuam që duhet të jetë thellësisht me eksperiencë politike e një president që mbart pjesën tjetër të konsensusit.

Ne gjetëm një vullnet të mirë, vlen për ta verifikuar këtë që nuk do kemi një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme”, tha kreu i PDIU.

Idrizi deklaroi se u ra dakord që tani kemi hyrë në një proces kushtetues, jo me ecejake mesh nesh, por të fokusohemi me emra konkretë të identifikojmë kandidaturat pa paragjykuar njëri tjetrin.

“Patëm dakordësinë me PS që ka ardhur koha të hyjmë në procesin e emrave konkretë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë