Futboll

Icardi-Lautaro-Perisic: Thesari i Interit për rinovimin e sulmit

Lautaro Martinez është një hap nga Barcelona dhe Inter mund të arkëtojë 85 milionë euro plus një lojtar. Mauro Icardi pritet të kalojë përfundimisht tek Psg për 60 milionë plus 5 bonus, ndërsa blerja e Ivan Perisic do ti kushtojë Bayern 10 milionë euro. Llogaria është e bërë dhe pasi të përfundojë gjithçka, drejtuesit zikaltër do të nisin operacionin “rinovimi i sulmit”.

Po kush do të jetë në krah të Lukakut? Timo Werner kushton 50 milionë, por më shumë se tratativa me Leipzig, tremb konkurrenca e Liverpool.

Mbetet gjithnjë e nxehtë pista Cavani, që ka avantazhin se mund të mbërrijë me parametër zero, duke qenë se është në skadencë me Psg. Pengesa në këtë rast është rroga. Inter është i gatshëm ti ofrojë një kontratë tre vjeçare, por është ende larg nga shifra e kërkuar nga Matador, që nuk dëshiron të zbresë nën 10 milionë në vit. Por në fund të fundit, palët ka të ngjarë të gjejnë një marrëveshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë