Futboll

Ibrahimoviç kthehet te Milani për herë të tretë, në rolin e konsulentit

Gazeta Si – Suedezi do të bashkëpunojë ngushtësisht me Xherri Kardinalen. Fillon kështu zyrtarisht aventura si drejtues për ish-sulmuesin e kuqezinjve.

Zllatan Ibrahimoviç te Milani, akti i tretë. Lëvizja që pritej dhe që tani ka marrë formë. Suedezi që qershorin e kaluar njoftoi lamtumirën nga futbolli i luajtur, është gati të kthehet sërish në klubin kuqezi.

Këtë herë si drejtues klubi, saktësisht si këshilltar personal i pronarit Xherri Kardinale. Njoftimi zyrtar i Milanit ka ardhur pasditen e sotme. Tani 42-vjeçari do të jetë partner operativ i fondit RedBird.

Ibra do të marrë pjesë aktivish në operacionet që kanë të bëjnë me skuadrën, por edhe me marketingun e klubit. Mbetet të shihetv tani se sa efekt do të ketë mbështetja e tij për trajnerin Stefano Pioli, me të cilin ka një raport shumë të mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë