Futboll

Ibrahimovic: Jam presidenti, trajneri e lojtarët bashkë, nuk jam te Milan për të bërë maskotën

Me golin e tij me penallti, që i dha ‘’dritën jeshile’’ rikuperimit deri në 4-2 kundër Juventus, Zlatan Ibrahimovic u konfirmua edhe një herë që është një faktor për Milan: “Jam i vjetër, nuk është sekret. Po stërvitem mirë e ndihem në formë. Dua ta ndihmoj skuadrën në të gjithë mënyrat – komentoi ai. E ardhmja si trajner? Unë jam presidenti, trajneri e lojtarët bashkë, por më paguajnë vetëm si futbollist”.

Ardhja e suedezit ka nxjerrë në pah karakterin e skuadrës: “Nëse do të isha këtu nga dita e parë do kishim fituar titullin kampion”. Për të ardhmen: “Kam ende një muaj për tu zbavitur, pastaj të shohim. Po ndodhin shumë gjëra, edhe jashtë fushës. Të luash pa tifozë është një ndjesi e çuditshme e më vjen keq për ta, mund të ishte hera e fundit që më shihnin live. Përse? Lexoni mes rreshtave. Unë në moshën 38 vjeçare bëj atë që mundem e ndihem mirë, e menaxhoj veten time dhe di të luaj me inteligjencën. Unë dua të bëj diferencën, nuk jam tek Milan për të bërë maskotën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë