Futboll

Ibra ka vendosur të qëndrojë, detajet e kontratës së re me Milanin

Shitje rekord e fanellave të reja të Milanit për sezonin e ri. Tifozët besojnë se Milani tashmë është kthyer një skuadër fituese mbi ta gjitha falë Zllatan Ibrahimoviç, i cili prej janarit i ka ndryshuar krejtësisht kuqezinjtë. Për këtë arsye, Maldini dhe Masara mezi presin të mbyllin marrëveshjen për rinovimin me suedezin dhe këto ditë janë vendimtare.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Ibrahimoviç e ka marrë tashmë vendimin: do të qëndrojë në Milano. Por palët duhet të ulen në tavolinë dhe të saktësojnë detajet për të arritur te firma. Shifra minimale e kontratës së re është 5 milion euro, plus bonuset e lidhura me golat, numrin e ndeshjeve dhe rezultatet e skuadrës, rendimenti në Ligën e Europës dhe arritja e një vendi në Ligën e Kampionëve. Me të gjitha këto bashkë mendohet të arrihet në shifrën e 6 milionë eurove të kërkuara nga sulmuesi veteran. Maldini dhe Raiola janë takuar shpesh dhe nga momenti në moment pritet të vijë zyrtarizimi.

Ibrahimoviç feston një gol me Milanin. Gazeta Si, 31 korrik 2020

Të shtunën në mbrëmje Ibrahimoviç do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit dhe pastaj do të shkojë me pushime, duke ia besuar Raiolës të ardhmen e tij, që në Milano mund të jetë më e gjatë se një sezon. Ka edhe një hipotezë për një kontratë të re dyvjeçare për suedezin, me opsionin për të qenë drejtues në klub sezonin e dytë. Për momentin Ibrahimoviç ka ende shumë dëshirë luajë dhe këtë e ka treguar së pari në fushë e pastaj me fjalë: "Jam si Benxhamin Baton", - ka thënë ai.
Burimi: Gazzetta dello Sport/ Përgatiti: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë