Lajme

Ia kishte lënë pistoletën shokut të klasës, e merr peng se nuk ia kthente më

Tregomë ku e ke fshehur pistoletën! Me këtë kërkesë një adoleshent është mbajtur peng për disa orë në Tiranë, ndërsa ka qenë denoncimi për mungesën e tij në shtëpi që ka sjellë alarmimin e policisë. Për këtë pengmarrje të pazakontë u arrestua në mesnatë një 44-vjecar, ndërkohë që i biri i tij i mitur do të jetë nën hetim për të njëjtën ngjarje.
eron Dervishi nga fshati Picallë do të përballet me gjykatën pas prangosjes së tij. Në orën 13.30, pohon për Gazetën “Si” një burim pranë Prokurorisë së kryeqytetit, 44-vjeçari së bashku me të birin J. D, kanë shkuar në vendin ku punonte 16-vjeçari. Rrëmbimi i adoleshentit ka ndodhur pranë Urës së Farkës në karburantin Star. Siç pohojnë dëshmitarët dy rrëmbyesit babë e bir, e kanë futur pengun e tyre në mjetin tip Volksvagen. Mandej janë larguar dhe për tre orë rresht e kanë dhunuar, tregon për Gazetën “Si” një burim policor. Më pas kanë kërkuar që ai t’u tregonte se ku e kishte fshehur pistoletën që shoku i klasës J.D , pra pikërisht njëri nga rrëmbyesit, ia kishte lënë në mirëbesim. Arma ishte lënë për t’u ruajtur dhe ishte pa leje, shpjegojnë hetuesit, të cilët janë vënë në lëvizje menjëherë sapo familjarët të shqetësuar kanë denoncuar në polici. Njëri nga rrëmbyesit do të përballet me akuzën e pengmarrjes, ndërsa i biri për shkak të moshës së mitur do të hetohet në gjendje të lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë