Ka ndodhur

Ia bllokoi OFL, Gjykata i kthen automjetin e blinduar Lulzim Berishës

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar automjetin e blinduar të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Heqja nga masa e sekuestros është bërë me arsyetimin se makina justifikohej “me burime të ligjshme të ardhurash financiare”.

Sipas avokatit të Lulzim Berishës, Detar Hysi, pasuria e klientit të tij është e ligjshme.

Mjeti ishte sekuestruar në kuadër të operacionit Forca e Ligjit.

Gjatë aksionit të OFL në “sitë” kanë kaluar 21 prona të Lulzim Berishës, 4 prej të cilave të sekuestruara në procese të tjera gjyqësore.

Mes tyre ishte edhe automjeti tip BMW  i blinduar të vitit të prodhimit 2010, një biznes bar kafe dhe 40% të aksioneve në një kompani për tregtimin brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, për të cilat gjithashtu kërkohet sekuestro.

OFL ka zbuluar është se Lulzim Berisha fshihet pas ndërtimit të dy pallateve në zonën e Qerretit në Durrës, të cilat edhe pse me letra rezultojnë të jenë të një ndërtuesi, A. Hyseni, sipas OFL-së kanë financues Lulzim Berishën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë